Homemade Pizza Ideas-Ide Picash

Në këtë artikull, do të ndajmë me ju disa Ide Picash, receta të shijshme dhe të shpejta për përgatitjen e picave në shtëpi.

Pica është një nga gatimet më të thjeshta, e cila pëlqehet nga të gjithë. Mjafton të keni përgatitur brumin më parë dhe në më pak se 20 minuta ju mund të servirni një vakt të ngrohtë dhe të shijshëm për të gjithë. Ne do ju sjellim disa ide dhe kombinime shumë të shijshme, me përbërës që i keni në shtëpitë tuaja, apo mund ti gjeni shumë lehtë në supermarkatën më të afërt.
Për përgatitjen e brumit mund ti referoheni recetës sonë.

Brumi i picës, pureja e domates, dhe djathrat e picave, janë përbërësit bazë në çdo picë, të cilëve duke i shtuar përbërës të tjerë realizojmë receta shumë të shijshme duke përmbushur kërkesat dhe kënaqësinë e gjithë pjesëtarëve të familjes. Përbërësit e referuar në recetat individuale janë për një picë mesatare, ju mund ti shtoni sipas numrit të picave, apo të tavës që që do përgatisni dhe do të përdorni në familje.

#1.Pica Me TonHomemade Pizza Ideas-Family Cooking Recipes

Kjo recetë është një kombinim shumë i shijshëm i peshkut tonë, me specat jeshilë, dhe ullinjtë e zinj. Një picë e butë, e përgatitur me pak përbërës, por e shijshme dhe e shëndetshme, e pasur në vlera ushqyese, një kombinim i karbohidrateve, proteinave, vitaminës D, C, E, etj.

Përbërësit

  • 1 racion brum picash
  • 2-3 lugë plot Salcë (pure) domatesh
  • 200 g ton në kuti në vaj
  • Spec jeshil
  • Ullinj të zinj
  • 100-150 g Djath pice ose mocarela
  • Kripë piper rigon

PërgatitjaHomemade Pizza Ideas-Family Cooking Recipes

  1. Ndezim furrën të ngrohet në 220 gradë. Do të hapim brumin me ndihmën e një ruli picash dhe pak miell. E shtrojmë brumin e hapur të picës në tavë dhe i vendosim salcën.
  2. Do të hapim kutinë e tonit, e kullojmë nga vaji dhe duke e thërmuar me dorë e vendosim sipër salcës.
  3. Vendosim edhe speca të prera në rripa dhe ullinjtë e zinj. Sipër tyre do të shtojmë djathin e grirë.
  4. E pjekim në furrë të nxehur më parë në 220 gradë për 15 minuta.
  5. E nxjerrim nga furra dhe e mbulojmë. Në këtë mënyrë do të kemi një picë shumë të butë për fëmijët tanë.

#2.Pica Kapriçoze Me KërpudhaHomemade Pizza Ideas-Family Cooking Recipes

Kjo recetë është një nga picat më të preferuara të shumicës prej nesh, një kombinim i kërpudhave me sallamin milanez, aromatizuar me speca, ullinj dhe rigon.

Përbërësit

  • Brum pice
  • 3 lugë plot Salcë (pure) domatesh
  • 100-150 g Djath pice ose mocarela
  • Sallam milanez
  • Kërpudha të freskëta
  • Speca jeshil, ullinj
  • Kripë e piper, rigon

Përgatitja

  1. Me ndihmën e një rruli picash hapim brumin dhe e vendosim në tavën e pjekjes.
  2. Do të hedhim salcën duke e përhapur në mënyrë që të mbulojë sipërfaqen e brumit në mënyrë uniforme.
  3. Shtrojmë sallamin milanez, specat, dhe kërpudhat e prera në feta të holla. Sipër i hedhim djathin e grirë.
  4. E pjekim picën në furrë të nxehur më parë në 220 gradë për 15 minuta.

 

#3.Pica me proshutë krudo dhe rukolaHomemade Pizza Ideas-Family Cooking Recipes

Kjo është një nga recetat më të shijshme, dhe më të lehta në kombinim përbërësish dhe shije. Në këtë recetë do të shijoni shijen delikate të proshutës kombinuar me shijen e hidhur të rukolës, domateve të vogla, dhe shijuar me djath pice dhe parmigian.

Përbërësit

  • Brum pice
  • 50-60 ml Salcë (Pure) domatesh
  • 100-150 g Djath guda ose mocarrela
  • Proshutë krudo
  • Rukola
  • Domate të vogla
  • Parmixhan

Përgatitja

Unë këtë picë e kam përgatitur në dy gjysma të ndryshme. Gjysëm margarita, gjysëm me proshutë krudo. Ju mund ta beni si të dëshironi, por konsiderojeni dhe sugjerimin tonë për kombinim të recetave, në mënyrë që të plotësoni dëshirat dhe shijet e të gjithëve në familje.

  1. Pra do të hapim brumin dhe do të vendosim salcën sipër.
  2. Do të hedhim pak rigon sipër dhe pak vaj ulliri dhe do ta pjekim në furrë të nxehur më parë në 220 gradë për 15 minuta.
  3. Do ta nxjerrim nga furra dhe do ti vendosim sipër proshutën krudo, gjethe rukole të freskët, domate të vogla të prera në gjysëm dhe copëza djathi parmixhan. Recetë shumë e shijshme.

#4.Pica Me Speca Dhe SalçiçeHomemade Pizza Ideas-Family Cooking Recipes

Salçiçja kombinon më së miri me specat jeshile dhe të kuq në këtë recetë, duke përftuar një picë të shijshme për gjithë familjen dhe fëmijët tuaj.

Përbërësit

  • Brum pice
  • 100 g Salçiçe
  • Spec i kuq
  • Spec jeshil
  • 100-150 g Mocarrela ose djath Guda
  • Borzilok

Përgatitja

  1. Proçedojmë si përherë duke hapur brumin dhe duke e shtruar në tavë.
  2. I hedhim salcën dhe shtojmë salçiçet e prera dhe specat e prera në feta të holla.
  3. Shtojmë djathin sipër dhe e pjekim në furrë të nxehur, në 220 gradë për 15 minuta.
  4. E nxjerrim dhe i vendosim gjethe borziloku sipër. E shërbejmë të prerë dhe të ngrohtë.

#5. Pica Me MortadellaHomemade Pizza Ideas-Family Cooking Recipes

Kjo picë është shumë e shijshme për të gjithë ata që pëlqejnë Mortadelën. Një kombinim i saj delikat me djathin Asiago dhe domatet e vogla.

Përbërësit

  • 1 racion brum per pica
  • 50- 60 ml salcë (pure) domatesh
  • 100 g djath aziago
  • 100 g mortadele
  • Ullinj
  • Domate të vogla
  • Rigon

PërgatitjaHomemade Pizza Ideas-Family Cooking Recipes

  1. E nxehim furrën në 220 gradë.Hapim brumin e picës me dorë ose me rrul, si ta keni më të lehtë.
  2. E vendosim brumin e hapur në tavën e pjekjes dhe i vendosim sipër salcën duke mos i prekur anët e brumit. Pra i lëmë të bardha.
  3. Sipër salcës vendosim mortadelën, ullinjtë dhe domatet e prera në gjysëm.
  4. I hedhim djathin e grirë me rende dhe e pjekim për 12-15 minuta. Homemade Pizza Ideas-Family Cooking Recipes Varet nga furra juaj.

#6. Pica Me Karcof Dhe MocarrelaHomemade Pizza Ideas-Family Cooking Recipes

Karçofi është një nga përbërësit që ja vlen ta provoni dhe shijoni në pica. Në këtë recetë ai kombinon më së miri me djathin mozarella, djathi Guda dhe proshutë.

Përbërësit

  • 1 racion brumë pice
  • Salcë domatesh
  • Mocarrela
  • 2 lugë djath guda i grirë
  • 2 karçof të konservuar në vaj ose të gatuar
  • 2 feta proshutë
  • Spec jeshil

PërgatitjaHomemade Pizza Ideas-Family Cooking Recipes

  1. Hapim brumin dhe e vendosim në tavën e pjekjes.
  2. I shtrojmë salcën, proshutën në copa të vogla.
  3. Karçofin e presim në feta të holla dhe e vendosim në pice në mënyrë të rregullt.
  4. Shtojmë specin jeshil të prerë në feta të holla, mocarelën e prerë në feta dhe djathin e grirë. Homemade Pizza Ideas-Family Cooking RecipesHomemade Pizza Ideas-Family Cooking Recipes
  5. E pjekim në furrë të nxehur më parë në 220 gradë për 12-15 minuta. E nxjerrim, e mbulojmë me letër alumini që të mos ftohen deri në momentin e servirjes.

 

Ju bëftë mirë!

Faleminderit që na ndiqni dhe provoni recetat tona. Jeni të mirëpritur të lini një koment, pyetje, apo ndani me miqtë tuaj këtë recetë.

Na ndiqni në Facebook dhe Instagram për të mësuar recetat tona më të fundit

 

Leave a Comment