Homemade Integral Loaf-Panine Integrale Super Të Buta

Panine Integrale është një recetë e bukës së përgatitur në shtëpi, në mënyrë të shëndetshme, me brumë të ardhur për të realizuar panine të buta, të fryra si duhet me shumë shije për gjithë familjen.

Ne e kemi sjellë këtë recetë duke përdorur miell integral në bukën e gatuar, por ju mund ta gatuani me çfarë mielli të doni.

Gjithashtu kjo lloj buke është më e butë se buka integrale apo buka thekre që kemi ndarë më parë, si dhe ndryshe në mënyrën e gatimit nga paninet e vogla, apo paninet e mbushura.

Përbërësit

  • 500 g miell 00
  • 100 g miell integral
  • 10 g maja buke
  • Kripë
  • Pakëz sheqer
  • 200 ml qumësht
  • 200 ml ujë të vakët
  • Vaj ulliri

Përgatitja

  1. Do të përgatisim në fillim një lloj brumi të ardhur. Kështu në një tas të madh qelqi do të shtojmë qumështin e vakët, një lugë çaji sheqer dhe majanë.
  2. E përziejmë mirë dhe shtojmë 2-3 lugë miell.
  3. E miksojmë dhe e lëmë të aktivizohet majaja për 20 minuta. Pasi ka kaluar koha do të shohim që në sipërfaqen e brumit janë krijuar fllucka dhe brumi ka filluar të rrisë volumin.
  4. Në një tas më të madh do të shtojmë brumin e ardhur, sasinë e përbërësve të lëngët dhe 2-3 lugë vaj ulliri.
  5. Do të shtojmë miellin duke e përzierë më parë të dyja llojet e miellit. Nëse keni një brumatriçe mund ta kryeni me të zënien e brumit. Nga fundi do të shtojmë edhe kripën.
  6. Në fund të përzierjes do të na dali një brumë ngjitës, të cilin do e lëmë të pushojë dhe dyfishojë volumin në një vend të ngrohtë të mbuluar për një orë. Pasi të kalojë koha dhe brumi të jetë dyfishuar, do ta hedhim në një plan pune apo tavolinë të spërkatur me miell.
  7. Do i bëjmë brumit disa palosje nga brenda disa here duke e ndihmuar me miell.
  8. Brumin e ndajmë në 8 pjesë të barabarta. Edhe atyre ju bëjmë palosje duke ju dhënë formë të rrumbullakët. Homemade Integral Loaf-Family Cooking Recipes
  9. Pjesët e ndara të brumit i rreshtojmë në një tavë të rrumbullakët me diametër 28 cm që e kemi veshur me letër furre ose të lyer me vaj. I mbulojmë dhe i lëmë të vijnë për 30 -40 minuta.
  10. Ndërkohë e kemi nxehur furrën në 200 gradë. Paninet i lyejmë sipër me pak qumësht që të marrin një ngjyrë të kuqërremtë.Homemade Integral Loaf-Family Cooking Recipes
  11. I pjekim për rreth 40 minuta në furrën e nxehur më parë.
  12. Sapo paninet janë gati, i nxjerrim nga furra dhe e mbulojmë me një pecetë të pastër në mënyrë që të rrijë e butë.Homemade Integral Loaf-Family Cooking Recipes

Ju Bëftë Mirë!

Në Përmbyllje

Faleminderit që na mbështesni dhe provoni recetat tona. Jeni të mirëpritur të lini një koment apo pyetje lidhur me recetën apo Blogun tonë. Ne vlerësojmë opinionin tuaj dhe përmirësohemi falë jush.

Mos harroni të na ndiqni në faqet tona pranë rrjeteve sociale Facebook dhe Instagram për të mësuar recetat tona më të fundit.

“As an Amazon Associate, I earn from qualifying purchases. Full disclosure.”

Leave a Comment