Homemade Chocolate Chip Cookies-Biskota Me Copëza Ҫokollate

Kjo recetë e Biskota Me Copëza Ҫokollate të gatuara në shtëpi është një nga recetat më të shijshme që keni provuar ndonjëherë me çokollatë.

Në këtë artikull, ju do të mësoni të përgatisni në mënyrë të thjeshtë biskota të shijshme me çokollatë për t’i konsumuar për mëngjesin tuaj ose me një kafe ose çaj gjatë ditës tuaj të ngarkuar.

Për më tepër, këto biskota mund t’i vendosni në furrë për pesë minuta dhe t’i shijoni në më pak se 20 minuta.

Nëse ju pëlqejnë biskotat me çokollatë provoni edhe këtë recetë tjetër.

Për recetën më poshtë, nevojitet:

  Homemade Chocolate Chip Cookies Recipe-Family Cooking Recipes
Përbërësit për rreth 12 biskota

  • 225 g miell 00
  • 140 g çokollatë e zezë
  • 128 g gjalp pa kripë
  • 128 g sheqer kaf
  • 64 g sheqer i bardhë
  • 1/4-tsp kripë
  • 1-tsp fryrës ëmbëlsirash
  • 2-tsp vanilje
  • 1-vezë
  • 1-e verdhë veze
  • 64 g copëza çokollate

Përgatitja

  1. Fillimisht, ngrohni furrën në 180 °C (350 °F).
  2. Në një tas të thellë, përzieni të dy llojet e sheqerit, atë kaf të errët dhe të bardhë.
  3. Gjithashtu në një tigan shkrini gjalpin me kujdes që të mos marri vlim. Unë rekomandoj përdorimin e teknikës së banjës me ujë për të shkrirë gjalpin.Homemade Chocolate Chip Cookies Recipe-Family Cooking Recipes
  4. Më pas, në tasin e përzierjes së sheqerit, shtoni gjalpin e shkrirë, vezën dhe të verdhën e vezës dhe ekstraktin e vaniljes dhe përzieni të gjithë përbërësit.
  5. Homemade Chocolate Chip Cookies Recipe-Family Cooking RecipesVazhdoni të shtoni miellin e situr, pluhurin për pjekje dhe kripën. Përziejini të gjitha së bashku, duke shtuar çokollatën e zezë të prerë në copa të vogla dhe copëzat e çokollatës.
    Në fund, brumi i biskotave me copëza çokollate është gati për pjekje.
    Homemade Chocolate Chip Cookies Recipe-Family Cooking Recipes
  6. Duke përdorur një lugë akullore të vogël apo një lugë gjelle, ndani brumin në toptha të vegjël dhe vendoseni në një tepsi për pjekje të veshur me letër pjekje.
  7. Piqni biskotat me çokollatë për 12 minuta në 180 °C (350 °F).Homemade Chocolate Chip Cookies Recipe-Family Cooking Recipes
  8. Në fund i lëmë të ftohen dhe i kalojmë në një kavanoz për biskota. Biskotat tuaja janë gati për t’u shërbyer.

Ju Bëftë Mirë!

Këshilla

Nëse preferoni të piqni biskotat tuaja në një moment tjetër, mund ti formoni biskotat, t’i transferoni në një enë me kapak dhe ti vendosi në ngrirje.

Pra, kur të jeni gati për të pjekur biskotat me çokollatë, mjafton t’i nxirrni nga ngrirja dhe t’i transferoni direkt në tepsi dhe piqini duke ndjekur udhëzimet e mësipërme.

 

Në Përmbyllje

Faleminderit që na mbështesni dhe provoni recetat tona. Jeni të mirëpritur të lini një koment apo pyetje lidhur me recetën apo Blogun tonë. Ne vlerësojmë opinionin tuaj dhe përmirësohemi falë jush.

Mos harroni të na ndiqni në faqet tona pranë rrjeteve sociale Facebook dhe Instagram për të mësuar recetat tona më të fundit.

“As an Amazon Associate, I earn from qualifying purchases. Full disclosure.”

Leave a Comment