Cauliflower Cheese Omelette-Omletë Me Lulelakër E Kaçkavall

Omletë Me Lulelakër Dhe Djath Kaçkavall është shumë e shëndetshme dhe ideale për këtë stinë.

Ky është një version i thjeshtë i omletës me lulëlakër, djath kaçkavall dhe qumësht. Ju mund ti hidhni edhe një sy kësaj recete tjetër të omletës me lulëlakër.

Receta gatuhet lehtë dhe është një zgjidhje shumë e mirë për një darkë të lehtë.

Përbërësit

  • 1/2 lulelakër e vogël
  • 4 vezë
  • 1 lugë djadh kaçkavall i grirë
  • ½ filxhan kafe qumësht
  • Kripë e piper
  • Vaj ulliri dhe pak gjalp
  • Majdanoz i freskët

Përgatitja

  1. Në fillim do të presim në copa të vogla lulelakrën dhe e lajmë mirë.
  2. Lulelakrën e prerë do e ziejmë për disa minuta në ujë të vluar me pak kripë dhe e kullojmë nga uji.
  3. Në një tas rrahim vezët sa të përzihen mirë. Shtojmë edhe qumështin, kripë e piper, djath të grirë dhe majdanoz të freskët.
  4. Në një tigan që nuk ngjit do të shtojmë gjalpin dhe pak vaj dhe e lëmë të nxehet.Cauliflower Cheese Omelette-Family Cooking Recipes
  5. Shtojmë lulelakrën e copëtuar dhe të zierë dhe e lëmë të marri një ngrohje për 2 minuta.
  6. Shtojmë përgatitjen e vezëve dhe mbulojmë gjithë sipërfaqen e tiganit.Cauliflower Cheese Omelette-Family Cooking RecipesCauliflower Cheese Omelette-Family Cooking Recipes
  7. E lëmë të gatuhet në zjarr të mesëm sa të shohim që është mpiksur. Ka dy mënyra që omleta të piqet mirë nga të dyja anët.Cauliflower Cheese Omelette-Family Cooking Recipes
    1. Së pari, e mbulojmë ompletën me kapak. Më pas e kthejmë nga ana tjetër me ndihmën e një pjate ose kapaku tjetër. Në fillim e kthejmë mbi kapak dhe pastaj e rrëshqasim ngadalë në tigan përsëri. Edhe për një tjetër minutë dhe e heqim nga zjarri.Cauliflower Cheese Omelette-Family Cooking Recipes
    2. Mënyra tjetër është të përdorim një tigan dysh, i cili lehtësisht na ndihmon ta gatuajmë omletën fillimisht në njërën anë dhe më pas në anën tjetër.

Omletën më lulelakër e servirim të ngrohtë.

Ju Bëftë Mirë!Cauliflower Cheese Omelette-Family Cooking Recipes

Në PërmbylljeCauliflower Cheese Omelette-Family Cooking Recipes

Faleminderit që na mbështesni dhe provoni recetat tona. Jeni të mirëpritur të lini një koment apo pyetje lidhur me recetën apo Blogun tonë. Ne vlerësojmë opinionin tuaj dhe përmirësohemi falë jush.

Mos harroni të na ndiqni në faqet tona pranë rrjeteve sociale Facebook dhe Instagram për të mësuar recetat tona më të fundit.

“As an Amazon Associate, I earn from qualifying purchases. Full disclosure.”

Leave a Comment