Healthy Vegetable And Bulgur Soup-Supë Me Perime dhe Bollgur

Supë Me Perime dhe Bollgur është një recetë shumë e shijshme dhe plot vlera ushqyese për stinën e dimrit. Mbi të gjitha plot vlera ushqyese edhe për fëmijët.
Dhe e gatuar më lëng mishi, kjo supë është një vakt shumë i shëndetshëm edhe kur jeni sëmurë me viroza të stinës.

Unë e kam gatuar me disa nga perimet e stinës, por ju mund të shtoni apo hiqni sipas dëshirës. Ju garantoj se bollguri kombinon më së miri me perimet e stinës së dimrit.

Ju mund të provoni edhe Supë Me Hikërr.

Përbërësit

  • një presh
  • 1- karrotë
  • 1- spec i kuq
  • një kungulleshkë
  • 1-2 bishta brokoli (zemrat)
  • 2-3 domate të vogla ose një domate e pjekur mirë
  • 100 g bollgur i mesëm ose i madh
  • 2 litra lëng mishi
  • Kripë, piper, rigon

Përgatitja

  1. Si fillim do pastrojmë perimet dhe i presim imët në kubikë. Kështu presim preshin imët, qërojmë dhe presim karrotën në kubikë të vegjël.
  2. Do të pastrojmë specin nga farat dhe fijet dhe e presim gjithashtu në kubikë. Po kështu dhe kungulleshkën. Do të pastrojmë bishtat e brokolit nga pjesa e jashtme dhe zemrat do i presim në kubikë të vegjël. Domatet i pastrojmë nga lëkura dhe i presim në kubikë.
  3. Në një tenxhere që nuk ngjit shtojmë 2 lugë vaj ulliri dhe shtojmë preshin, karrotën dhe specin.
  4. Do i kaurdisim 2-3 minuta sa të vyshken dhe shtojmë kungulleshkën, dhe zemrat e brokolit.
  5. Pasi 2-3 minuta shtojmë edhe domaten, pak kripë dhe pipër dhe e gatuajmë për pak minuta të tjera.
  6. Shtojmë lëngun e mishit, kripë dhe piper nëse duhet.
  7. Bollgurin do e lajmë mirë në ujë të ngrohtë dhe e shtojmë tek supa.
  8. Do i ziejmë të gjitha së bashku në temperaturë mesatare me kapak mbuluar për 30-40 minuta.
  9. Shijojmë në fund me rigon të thatë, vaj ulliri, kripë e piper.
  10. Supën e shërbejmë të ngrohtë.

Ju Bëftë Mirë! Healthy Vegetable And Bulgur Soup-Family Cooking Recipes

Në Përmbyllje

Faleminderit që na mbështesni dhe provoni recetat tona. Jeni të mirëpritur të lini një koment apo pyetje lidhur me recetën apo Blogun tonë. Ne vlerësojmë opinionin tuaj dhe përmirësohemi falë jush.
Mos harroni të na ndiqni në faqet tona pranë rrjeteve sociale Facebook dhe Instagram për të mësuar recetat tona më të fundit.

“As an Amazon Associate, I earn from qualifying purchases. Full disclosure.”

Leave a Comment