Fresh Peach Jam Recipe- Reçel Me Pjeshkë Të Freskëta

Reçeli me Pjeshkë të Freskëta është shumë i shijshëm për tu konsumuar në mëngjeset tona por dhe për të përgatitur torta, krostata, tarta, biskota të mbrekullueshne. Edhe pse duket sikur e kemi lënë mbrapa stinën e verës, ende mund të gjejmë pjeshkë shumë të mira të freskëta në treg, dhe të përgatisim me to reçel për ta shijuar këtë frut gjithë vitin. Aroma dhe ëmbëlsia që ka pjeshka e bën këtë frut edhe më të dashur për tu konsumuar edhe i përpunuar.

Pjeshka është një frut shumë i pëlqyer nga të gjithë dhe që konsumohet në çdo moshë, përfshirë edhe bebet. Në vendin tonë, rritet në disa varietete dhe mund të gjejmë pjeshkë të freskëta në treg që prej muajit Maj deri në Tetor. Pjeshka është një pemë frutore, e cila për herë të parë është rritur dhe kultivuar në Kinë, e më pas nëpërmjet rrugës së mendafshit është shpërndarë në Persinë e lashtë (Irani aktual) dhe prej andej në Europë dhe shumë vende të botës.
Pjeshka është frut që përmban kryesisht ujë, karbohidrate, dhe proteina. Ajo përmban vitamina dhe minerale si Vitamina A, C, B6, Beta-karotinë, Acid Folik, Calcium, etj, por të gjitha keto në vlera modeste përsa i përket vlerave ditore të tyre për të cilat organizmi ynë ka nevojë. Pjeshka përmban fenole të cilat luajnë një rol të rëndësishëm si antioksidantë të organizmit tonë. Lëkura e pjeshkës përmban dy herë me tepër fenole se tuli i frutit ndaj mirë është që fruti të konsumohet me gjithë lëkurë.

Falë delikatesës, aromës, butësisë, dhe ëmbëlsisë, pjeshka konsumohet si frut i freskët, apo si lëng dhe pure, apo dhe në forma të tjera konservimi si komposto, reçel, marmalatë apo prevede, si frut i thatë, likere apo pije që ndihmojnë tretjen në organizimin tonë, etj. Frut i thatë mund të konsumohet i tillë, por mund gjithashtu të përpunohet në formë reçeli. Por sot ne duam të ndalemi te receta e reçelit me pjeshkë të freskëta.

Ju mund të përdorni varietetin e pjeshkës që preferoni. Unë e përgatita reçelin tim me pjeshkë të egra vendi, ose zerdeli, të cilat kanë një shije të përafërt me bajamen e egër. Panvarësisht llojit të pjeshkës që do zgjidhni, mënyra e përgatitjes së reçelit është e njëjtë.

PërbërësitFresh Peach Jam Recipe- Family Cooking Recipes

  • 1 kg pjeshkë të pastruara nga bërthama
  • 350 g sheqer
  • 1 limon ( lëkura dhe lëngu)

Përgatitja

  1. Së pari do pastrojmë pjeshkët nga bërthamat dhe lëkurat. Për heqjen e lëkurave do i fusim pjeshkët kokërr pa prerë në ujë të valuar, njësoj si veprojmë me domatet. I lëmë të pushojnë pak dhe do të shikoni se lëkura del lehtësisht.
  2. Më pas pjeshkët i presim në feta ose copa dhe i vendosim në një tigan të thellë.Fresh Peach Jam Recipe- Family Cooking Recipes
  3. Hedhim lëngun dhe lëkurën e limonit dhe i ziejmë për pak minuta në zjarr të mesëm.
  4. Sapo pjeshkët lëngështohen do hedhim sheqerin dhe i ziejmë në zjarr të ulët derisa të treten dhe trashët reçeli si duhet.Fresh Peach Jam Recipe- Family Cooking Recipes
    Nëse doni ta shmangni pastrimin e lëkurave, mund edhe ti zieni pjeshkën për pak minuta me lëngun e limonit dhe pak sheqer. Ti lëmë pak të ftohen. I kalojmë në një sitë salcash për të eleminuar lëkurat dhe më pas purenë e vendosim sërish në një tigan.
    Shtojmë sheqerin dhe e ziejmë sa të trashet si duhet. Në vend të këkurës së limonit mund to hidhni edhe gjethe barbaroze.
    Duke qenë se unë përdora pjeshkë vendi të rritura pa pesticide, preferova ta mbaj lëkurën dhe vendosa që pas zierjes ta lë të ftohet reçelin dhe ta fruloj për ta konsumuar në formë prevedeje. Gjithashtu edhe nëse përdorni pjeshkë nektarinë nuk ka pse të hiqet lëkura.Fresh Peach Jam Recipe- Family Cooking Recipes
  5. E vendosim sërish në zjarr nëse ka nevojë dhe ashtu i nxehtë si është e hedhim reçelin në vazo të sterilizuara më parë, e mbyllim mirë.
  6. Për siguri mund ta zieni vazon me reçel për 15-20 minuta në një tenxhere me ujë dhe pastaj e lëmë të ftohet kokëposhtë në vend jo të ftohtë. Në këtë mënyrë kapaku do të krijojë mbylljen e duhur. Ju mund ta testoni, duke e shtypur kapakun me gisht. Nëse kapaku jepet, atëherë nuk është mbyllur si duhet. Ruajeni vazon e mbyllura si duhet ne vend të thatë dhe të freskët. Kur ta hapni vazon e reçelit për konsum, kapaku i saj duhet të bëjë klik. Kjo është mbyllja e duhur e enës për konservim. Ruajeni në frigorifer pas hapjes.

Ju bëftë mirë.

Faleminderit që vizituat një tjetër recetë nga blogu ynë. Kur ta provoni mirëpresim komentet tuaja.

Ju mund të vizitoni edhe receta të tjera reçeli me fruta të stinës.

 Reçeli Me Fiq Të Freskët

Fresh Fig Jam Recipe-Family Cooking Recipes

Për më tepër lexoni recetën e plotë Këtu

                                                                  Reçeli Me Mjedra Të Freskëta

Fresh Raspberry Jam Recipe -Family Cooking Recipes

Lexoni të plotë recetën këtu 

                                                                   Reçeli Me Manaferra Të egra

Easy Homemade Blackberry Jam- Family Cooking Recipes

Lexoni të plotë Recetën Këtu

Leave a Comment