Kotoletë Viçi Milaneze është një recetë e krahinës së Lombardisë në Itali, e cila preferohet dhe gatuhet gjithandej në çdo vend të botës. Kjo ështe një recetë që gatuhet me biftek apo bërxollë viçi, po që në të njëjtën mënyrë e kemi sjelle edhe me fileto pule.
Receta është shumë e shpejtë, e thjeshtë dhe shumë e shijshme. Jo me kot kjo mënyrë e të gatuarit të mishit të viçit pëlqehet nga të gjithë, pasi mishi mbetet i butë në brendësi, plot lëng dhe shije i mbështjellë nga shtresa krokante e krijuar nga mielli, veza dhe bula e thërrmuar.
Kjo është një pjatë kryesore, e cila kombinuar me perime të zgarës, furrës, apo sallata të stinës është një vakt i kompletuar për darkë apo piknik.
Gjithashtu, edhe pse gatuhet në tigan dhe skuqet, nuk thith shumë vaj dhe shijon shumë.
Ju mund të provoni edhe kotoleta pule sipas stilit siçilian.
Përbërësit
- 400- 500g biftek viçi ( 1 biftek për person)
- 2 Vezë
- 200 g bukë e thërmuar
- 2 lugë miell 00
- Kripë e piper
- Vaj misri për skuqje
- Perime të pjekura apo sallatë për shoqërim
Përgatitja
- Si fillim përgatisim mishin. Kështu, do të presim shumë hollë biftekun dhe e rrahim me rrahëse mishi. Mund ta blini gati të dyqani mishit.
- Përgatisim vezët duke i rrahur mirë në një pjatë, ku shtojmë kripë dhe piper. Përgatisim edhe një pjatë të hapur me miell dhe një me bukë të thërrmuar.
- Nisim nga pune. Në fillim do ti kalojmë fetat e mishit në miell nga të dyja anët. Kujdesemi që të mbulohen të gjitha anët në mënyrë që lëngjet e mishit të rrinë brenda gjatë gatimit.
- Pastaj i kalojmë biftekët në vezë nga të dyja anët dhe në fund mbi bukën e thërmuar. Kjo gjë mund të përsëritet edhe një herë për ti bërë edhe më krokante. Pra, miell, vezë, bukë e thërmuar në proçes të dyfishtë për një panaturë me të plotë dhe kotoleta super krokante.
- Në një tigan hedhim vaj për skuqje dhe i skuqim kotoletat sa të marrin një ngjyrë të kuqërremtë. Nuk ka nevojë pë sasi të madhe vaji. Shikojeni me sy në varësi të tiganit që do përdorni.
- I heqim nga tigani dhe i vendosim në një letër kuzhine që të kullojnë vajin e thithur.
- Mund ti shoqëroni me perime të pjekura, patate të furrës apo të skuqura, sallata të stinës, apo salcat tuaja të preferuara.
Ju Bëftë Mirë!
Në Përmbyllje
Mos harroni të na ndiqni në faqet tona pranë rrjeteve sociale Facebook dhe Instagram për të mësuar recetat tona më të fundit.
“As an Amazon Associate, I earn from qualifying purchases. Full disclosure.