Easy Stuffed Mussels-Midhje Të Mbushura

Midhje Të Mbushura është një antipastë e ngrohtë shumë e shijshme. Tani që koha po ngrohet gatimet dhe menutë me prodhime deti nuk kanë si të mungojnë në tryezat tona. Midhjet e zeza ne i kemi sjellë tek ju në receta të ndryshme, si makarona, sote, rizoto, etj. Kjo recetë është e veçantë, e thjeshtë për tu përgatitur dhe shumë e shijshme.
Mos hezitoni ta provoni ta gatuani si në përditshmëri apo në fundjavat tuaja.

Përbërësit

  • 500 g midhje
  • 3 feta buke (vetëm tuli)
  • Djath parmixhan
  • Majdanoz
  • Piper i zi
  • Lëkurë limoni
  • Vaj ulliri
  • Kopër
  • Hudhër

Përgatitja

  1. Do të pastrojmë midhjet mirë në ujë të rrjedhshëm. Në fillim do tu tërheqim fillin në të cilin ato varen në habitatin e tyre natyror. Kjo bëhet duke e tërhequr nga pjesa më e gjerë e saj, me rrëshqitje sa të shkëputet. Pastaj do ti fërkojmë me një rrjetë teli që ti heqim papastërtitë që kanë mbi guackë.
  2. Pasi përfundojmë, do ti shpëlajmë dhe një herë mirë dhe do ti vendosim kidhjet të hapen në një tenxhere të gjerë dhe të cekët apo tigan të mbuluara me kapak.
  3. I vendosim në zjarr të mesëm. Midhjet për rreth dy minuta do të hapen.
  4. I heqim nga zjarri dhe do të shkëpusim pjesën e guackës bosh. Midhja qëndron në gjysmën tjetër.
  5. Pjesët e guaskave me midhje i rreshtojmë në një tavë.Easy Stuffed Mussels- Family Cooking Recipes
  6. Përgatisim mbushjen për midhjet. Kështu në një grirëse do të shtojmë tulin e bukës, një lugë djath të grirë, një thelp hudhër, kopër të freskët, lëkurë limoni të grirë, piper të zi dhe vaj ulliri.
  7. Nuk do të shtojmë kripë sepse midhjet kanë vet mjaftueshëm. Shtojmë edhe disa lugë nga lëngu i midhjeve qe këmi përfituar gjatë hapjes në tigan. Kështu mbushja që po përgatisim do të lidhet dhe qëndrojë më mirë në guaskë.Easy Stuffed Mussels- Family Cooking Recipes
  8. Do i grijmë të gjithë përbërësit dhe përftojmë një masë homogjene.
  9. Këtë përzierje do e përdorim të mbushim midhjet tona. Pasi i mbushim gjysmat e midhjeve duke i mbuluar mirë, do i rreshtojmë në një tavë të veshur me letër furre.
  10. I shtojmë sipër nga një fije vaj ulliri dhe i fusim në furrë të nxehur më parë në 200 gradë për 10-12 minuta.Easy Stuffed Mussels- Family Cooking Recipes
  11. Midhjet janë gati kur kanë marrë ngjyrë ari në sipërfaqe. I servirim të ngrohta si antipastë.

Ju Bëftë Mirë!Easy Stuffed Mussels- Family Cooking Recipes

Në Përmbyllje

Faleminderit që na mbështesni dhe provoni recetat tona. Jeni të mirëpritur të lini një koment apo pyetje lidhur me recetën apo Blogun tonë. Ne vlerësojmë opinionin tuaj dhe përmirësohemi falë jush.

Mos harroni të na ndiqni në faqet tona pranë rrjeteve sociale Facebook dhe Instagram për të mësuar recetat tona më të fundit.

“As an Amazon Associate, I earn from qualifying purchases. Full disclosure.”

Leave a Comment