Kërpudha Të Mbushura Me Vezë Shkurtëze është një antipastë shumë e shijshme për Tu shijuar në një drekë ose darkë familiars apo edhe për të shoqëruar dhe pirë një gotë me miq.
Veza e Shkurtëzës është një ushqim i pasur me shumë vlera ushqyese. Ato janë të pasura me vitamina dhe minerale, siç vlen të përmendim Vitaminat B1, B2, A si dhe Kalcium, Fosfor dhe Hekur. Duke qenë se janë të pasura me proteina dhe një larmi vitaminash dhe kripëra minerale, bëjmë mirë ti përdorim në regjimin tonë ushqimor.
Sot do të gatuajmë dhe ndajmë me ju kyete recetë shumë të thjeshtë dhe të shijshme.
Ju mund të provoni edhe këtë recetë të Kërpudhave të Mbushura.
Përbërësit
- 7 kërpudha champinion
- 7 Vezë Shkurtëze
- 1 qepë e njomë
- 1 thelp hudhër
- 1 lugë parmixhan i grirë
- 1 lugë bukë e grirë (galetë)
- Majdanoz i grirë.
- Kripë e piper
- Vaj ulliri
Përgatitja
- Kërpudhat i lajmë dhe i thajmë me kujdes. I heqim bishtat dhe i grijmë hollë.
- Në një tigan, ku kemi shtuar pak vaj ulliri do të shtojmë pak qepë të njomë të grirë hollë (një pjesë të vogël të qepës sa për to dhënë shije mbushjes) dhe 1 thelp hudhër.
- Sa të aromatizohet dhe marri shije vaji, do të shtojmë bishtat e grirë të kërpudhave dhe do ti përziejmë për disa minuta sa të zbuten.
- I heqim nga zjarri dhe i hedhim në një tas, ku do të shtojmë djathin, bukën e thërmuar dhe majdanozin e grirë. Shtojmë kripë e piper të zi.
- Në tigan vendosim kërpudhat dhe do ti lëmë të zbuten për 2-3 minuta nga secila anë. Shtojmë kripë e piper.
- I heqim dhe i mbushim me mbushjen e krijuar më parë. Do të thyejmë vezët 1 nga 1 dhe do ti hedhim mbi kërpudhat e mbushura. Shtojmë pak kripë.
- I fusim në furrë të nxehur më parë në 200 gradë për 15 minuta. Gjithsesi do ta shikoni vete, sepse varet sa tye pjekura i doni vezët në sipërfaqe.
- I heqim nga furra dhe i servirim në një pjatë duke i shtuar sipër majdanoz dhe pak djath parmixhan të grirë.
- I shërbejmë të ngrohta. Ky gatim mund të shërbehet si antipastë, por mund të shërbehet edhe si mëngjes i shoqëruar me bukë të thekur. Zgjedhja është e gjitha juaja.
Ju bëftë mirë!
Në Përmbyllje
Faleminderit që na ndiqni dhe provoni recetat tona. Jeni të mirëpritur të lini një koment, pyetje, apo ndani me miqtë tuaj këtë recetë. Ne vlerësojmë opinionin dhe mbështetjen tuaj.
Na ndiqni në Facebook dhe Instagram për të mësuar recetat tona më të fundit.