Salmon With Avocado Sauce-Salmon Me Erëza Dhe Salcë Avokado

Salmon Me Erëza Dhe Salcë Avokado është një pjatë e dytë shumë e shijshme,  e lehtë dhe mbi të gjitha shumë e shëndetshme. Përgatitja dhe gatimini recetës realizohet në pak minuta për të ofruar për gjithë familjen, apo miqtë tuaj një ushqim plot vitamina dhe minerale.

Salmoni dhe Avokado janë të dy burime të larta ushqyese, dhe ato janë një burim i pasur i vlerave tona ditore. Salmoni është i pasur me Omega 3 dhe Vitamina D, e cila është e nevojshme për ne çdo ditë.
Avokado është një frut i pasur me yndyrë të monosaturuar, një burim i Omega 3, Omega 6 dhe Omega 9 për trupin tonë. Ai është 73% ujë, 15% yndyrë, 9% karbohidrate dhe 2% proteina.
Ai është një burim potencial i Vitaminës B, K, E, C dhe Kaliumit.

Ju mund të provoni edhe Salmon Me Perime

Përbërësit

  • 600 g salmon
  • Erëza, majdanoz, borzilok, kripë e piper
  • Një fetë buke pa kore
  • Pak vaj ulliri

SalcaSalmon With Avocado Sauce-Family Cooking Recipes

  • 1 avokado
  • 5 domate të vogla
  • Lëng limoni
  • Kripë e piper
  • Sallatë e përzierë për ta shoqëruar

Përgatitja

  1. Në një grirëse elektrike do të grijmë bukën me erëzat. Mund të përdorni edhe erëza të tjera në qoftë se doni, si kopër, rozmarinë. Thërrimet e bukës do të marrin një ngjyrë të bukur të gjelbër.Salmon With Avocado Sauce-Family Cooking Recipes
  2. Presim salmonin në feta dhe i marinojmë me kripë e piper. I vendosim në një tavë të veshur me letër furre dhe në pjesën e sipërme do ti mbulojmë me bukën me erëza.Salmon With Avocado Sauce-Family Cooking Recipes
  3. Do të hedhim dhe pak vaj ulliri sipër dhe do ti pjekim në furrë të nxehur më parë në 200 gradë për 20 minuta.
  4. E nxjerrim nga furra dhe e servirim me salcë avokado dhe sallatë të freskët të marinuar sipas dëshirës. Një pjatë shumë e shëndetshme dhe e pëlqyer nga të gjithë.

Salmon With Avocado Sauce-Family Cooking Recipes

Si e Përgatisim Salcën e Avokados?

  1. Në fillim presim avokadon në mes dhe do të nxjerrim tulin e tij të cilin do ta hedhim në një tas dhe do ta shtypim me pirun.
  2. Do të shtojmë lëngun e gjysëm limoni dhe kripë e piper.
  3. Do të shtojmë edhe domatet e vogla të prera në kubik.
  4. E mbulojmë salcën me qese celofoni dhe e lëmë në frigorifer deri në momentin e servirjes. Pra këtë salcë mund ta përgatisni më parë për të fituar kohë dhe ta servirni kur ju dëshironi.

Ju bëftë mirë!

Në Përmbyllje

Faleminderit që na ndiqni dhe provoni recetat tona. Jeni të mirëpritur të lini një koment, pyetje, apo ndani me miqtë tuaj këtë recetë. Ne vlerësojmë opinionin dhe mbështetjen tuaj.

Na ndiqni në Facebook dhe Instagram për të mësuar recetat tona më të fundit.

Leave a Comment