Easy Small Burek Recipe-Si Të Gatuajmë Byreçka Të Vogla

Byreçka Të Vogla janë ideale për tu shërbyer në përditshmëri, për tu marrë më vete në punë apo piknik, perfekte për dreka e bankete festash në familje, për të rritur e fëmijë.

Byrekët janë gatim tradicional dhe të preferuar nga të gjithë. Kështu mund ta gatuani byrekun me dy petë, me kuleçka, me petë të pjekura, apo dredhanik. Ne sot do tju tregojmë një mënyrë për të përgatitur byreçka të vogla.

Në këtë formë brumi hapet shumë lehtë, dhe ju mund ti mbushni sipas dëshirës. Bile mund të përgatisni disa lloje mbushjesh edhe për të njëjtën sasi brumi. Në këtë mënyrë mund të përdorim përbërës të ndryshëm dhe do tu bëni qejfin të gjithëve sipas preferencave.

Brumin në këtë rast do e hapim me niseshte, por ju mund të përgatisni edhe petët si tek receta e Involtini Primavera dhe ti mbushni si të dëshironi për të përgatitur byreçka të vogla.

Ose fare mirë mund të blini petë të gatshme apo të zgjidhni të hapni petët një nga një. Petët do ti ndani në 4 pjesë duke mbledhur secilën njësoj si involtinit dhe përgatisim byreçka super të shijshme.

Sidoqoftë, mënyra më poshtë është po aq e shpejtë.

PërbërësitEasy Small Burek Reripe-Family Cooking Recipes

Brumi

  • 500 g miell
  • 250 ml ujë
  • Pak kripë

Niseshte për hapje
Për petët 100-120 ml vaj dhe gjalp i shkrirë

Mbushja

  • Një tufë spinaq
  • 100-150 g Rikota ose djath i bardhë
  • 1 vezë
  • Erëza të freskëta
  • Kripë
  • Vaj ulliri

Përgatitja

Zënia e Brumit

  1. Si fillim do të përgatisim brumin për byreçkat tona. Do e zëmë brumin si për byrek as të fortë dhe as të ngjitës, por të butë.
  2. Brumin do ta punojmë mirë për disa minuta derisa të kemi një brumë homogjen dhe të butë si duhet.
  3. E mbulojmë me një pecetë dhe e lëmë që të pushojë për 30-40 minuta në mënyrë që të hapet më lehtë në petë.
  4. Pasi të kalojë koha dhe të shohim që brumi është goxha i butë, do ta ndajmë në kuleçë në varësi të madhësisë së petëve që duam të hapim prej tyre.
  5. Pra nëse doni të hapni petë të mëdha dhe ti prisni më pas, atëherë kuleçët do i ndani në madhësi për petë pra pak më të mëdha se një arrë. Pra në këtë rast do e ndani brumin në 15-16 pjesë.
  6. Në rast se doni të hapni direkt petë të vogla me madhësi 20-30 cm do të ndajmë brumin në më shumë pjesë, rreth 25-30 pjesë.

Përgatitja e mbushjes

  1. Ndërkohë që brumi pushon, ne përgatisim mbushjen e byreçkave. Ne kemi sugjeruar një nga mbushjet me spinaq. Ju mund ti referojeni çdo byreku të ndarë në faqen tonë mbi recetën e mbushjes.
  2. Kështu byreçkat mund ti gatuani me mish të grirë, me patate, me lakërishte, me presh, me qepë të njoma, me hithra, me fasule, me kos, me domate, etj.
  3. Në rastin e mbushjes me spinaq, si fillim do të lajmë mirë spinaqin duke përdorur sodë buke, uthull, apo kripë për largimin e larvave dhe dherave në të.
  4. Spinaqin pasi e kullojmë dhe presim mund të zgjedhim ta gatuajmë sote pak minuta në tigan me pak kripë e vaj ulliri. Ose dhe thjesht ta shtypin me kripë.
    Ne e kemi gatuar pak minuta me vaj ulliri dhe pak kripë.
  5. E lëmë të ftohet pak dhe shtojmë përbërësit e tjerë. Kështu i shtojmë gjizë ose djath të bardhë, vezën, erëza, kripë e piper, përziejmë mirë dhe e kemi gati.
  6. Nga kjo mbushje mjafton 1-2 lugë gjelle në anë të petës që kemi hapur dhe e mbledhim role.

Hapja e Petëve

Do ju referojmë dy mënyra që mund të veproni për të hapur petën për byreçka.

  1. E para është duke e hapur brumin në petë të mëdha sipas mënyrës tradicionale dhe pastaj i presim në 4 pjesë.
  2. Mënyra e dytë dhe që për mendimin tim është më e thjeshta është hapja e petëvë direkt në kuleçë duke i ndarë me niseshte mes tyre.
    1. Kështu si fillim çdo topth brumi do e hapim në kulaç të vogël 5-6 cm.
    2. Kuleçët i lyejmë me niseshte mjaftueshem ndërmjet tyre. Më pas i grupojmë nga 5 apo më tepër nëse jeni ekspert në hapjen e petëve i hapim në madhësi 20-30 cm në diametër.
    3. Duhet të kemi kujdes të mos shtypim fort në pjesën e mesit që të mos na ngjiten kuleçët por kryesisht anëve.
    4. Pastaj petët do ti ndajmë një nga një duke i tërhequr ngadalë që të mos grisen. Madhësia e referuar është mëse e mjaftueshme për të përgatitur byreçka role. Mbushjen mund ta bëni si të doni dhe me çfarë të doni.

Mbushja, mbledhja dhe pjekja e byreçkave

  1. Si fillim, petën e lyejmë me ndihmën e një furçe kuzhine me përzierjen e përgatitur për shtrimin e petëve me vaj vegjetal dhe gjalp të shkrirë.
  2. Më pas, vendosim mbushjen e përgatitur në njërin cep dhe e mbledhim petën role. Pra, në secilën petë do të shtojmë mbushjen në njërën anë, e palosim petën sipër mbushjes.
  3. Vijojmë duke palosur më pas anët majtas dhe djathtas palosjes së parë dhe vijojmë deri në fund duke e mbledhur petën role.
  4. Përpara se ta mbledhim plotësisht, fundin e petës në skaj të saj do e lyeni me të bardhë veze ose thjesht ujë, dhe e mbyllim mirë.
  5. Byreçkat i vendosim në tavë të veshur me letër furre, ku pjesa e mbylljes vendoset poshtë.
    Do i pjekim në furrë të nxehur më parë në 200 gradë për 20 minuta.Easy Small Burek Reripe-Family Cooking Recipes
  6. Kur byreçkat janë gati, i nxjerrim nga furra, i lëmë të ftohen pak, dhe më pas i kalojmë në një pjatë servirje. Byreçkat tona i shërbejmë të ngrohta apo temperaturë ambienti.

Ju Bëftë Mirë!Easy Small Burek Reripe-Family Cooking Recipes

Në Përmbyllje

Faleminderit që na mbështesni dhe provoni recetat tona. Jeni të mirëpritur të lini një koment apo pyetje lidhur me recetën apo Blogun tonë. Ne vlerësojmë opinionin tuaj dhe përmirësohemi falë jush.

Mos harroni të na ndiqni në faqet tona pranë rrjeteve sociale Facebook dhe Instagram për të mësuar recetat tona më të fundit.

“As an Amazon Associate, I earn from qualifying purchases. Full disclosure.”

 

Leave a Comment