Jemi nȅ stinȅn e vjeshtȅs dhe frutat e freskȅta mund ti gjejmȅ kudo dhe ti shijojmȅ qoftȅ nȅ gjendjen qȅ janȅ tȅ pagatuar, por gjithashtu mund tȅ pȅrgatisim me to receta tȅ mbrekullueshme, duke filluar qȅ nga lȅngjet e frutave, puretȅ, ȅmbȅlsirat e ndryshmȅ, reçelrat, etj. Dardha ȅshtȅ njȅ prej kȅtyre frutave qȅ na i mbush me ȅmbȅlsi dhe shije ditȅt e freskȅta apo me shi tȅ vjeshtȅs.
Sot dua tȅ ndaj Recetȅn e Reçelit Klasik Tȅ Dardhȅs. Nȅ fakt unȅ as e kisha menduar se do pȅrgatisja kȅtȅ reçel tȅ shijshȅm sot me dardhȅ, por rastisi qȅ bleva disa dardhȅ qȅ mȅ pȅlqyen shumȅ dhe mendova tȅ pȅrgatis njȅ reçel me to pȅr tȅ shijuar aromȅn e tyre edhe nȅ ditȅt e ftohta. Reçeli ȅshtȅ i pȅrkryer pȅr tu ngrȅnȅ me pak bukȅ tȅ thekur e gjalpȅ nȅ mȅngjeset tona, por edhe pȅr tu pȅrdorur nȅ krostata, biskota, apo torta qȅ mund ti pȅrgatisim nȅ shtȅpi pȅr çdo rast feste ose pȅrditshmȅri.
Dardha ȅshtȅ njȅ frut qȅ rritet gjerȅsisht nȅ Europȅ dhe Amerikȅn Veriore, por nuk ngelen mbrapa pȅr kultivimin e dardhȅs edhe Kina, Azia, apo Australia. Fruti i Dardhȅs pȅrbȅhet nȅ 84% tȅ tij nga uji, 15% karbohidrate dhe 1 % proteina dhe yndyrna. Nȅ 100 gram frut tȅ freskȅt dardhe mund tȅ marrim 57 kalori dhe njȅ sȅrȅ vitaminash dhe mineralesh. Dardha kryesisht pȅrmban Vitamin C, K, B6, si dhe disa minerale, si Magnezium, Manganez, Fosfor, Potasium, Calcium.
Ju mund tȅ pȅrdorni çfarȅ varieteti t’ju pȅlqejȅ pȅr pȅrgatitjen e reçelit, Abate dhe Kaiser, apo ndonjȅ varietet dardhe qȅ rritet nȅ oborrin e shtȅpisȅ suaj.
Ju mund tȅ lexoni gjithashtu
Pȅrbȅrȅsit
- 1 kg dardha tȅ pastruara
- 400 g sheqer
- 1-limon
Pȅrgatitja
Pȅrpara se tȅ pȅrgatisim reçelin, sigurojmȅ kavanozat nȅ tȅ cilat do ta konservojmȅ, duke i larȅ dhe sterilizuar me zierje pȅr tȅ paktȅn 20 minuta.
- Sȅ pari do tȅ pastrojmȅ dardhȅt nga lȅkura dhe pjesa e farave, duke i ndarȅ nȅ katȅr pjesȅ pȅr njȅ pastrim mȅ tȅ thjeshtȅ. Peshojini dardhȅt pasi i pastroni qȅ tȅ dini sasinȅ e saktȅ tȅ dardhȅve tȅ pastruara dhe tȅ pȅrcaktoni sasinȅ e sheqerit qȅ do pȅrdorni. Unȅ pata rreth 1.4 kg dardhȅ tȅ pastruara dhe hodha 560 g sheqer. Dardhȅt duhet tȅ jenȅ tȅ pjekura mirȅ qȅ mos tȅ pȅrdorim shumȅ sheqer.
- Do i presim nȅ copa tȅ vogla dhe sȅ bashku me lȅngun e limonit dhe lȅkurȅn e limonit nȅ copa tȅ mȅdha do i vendosim tȅ ziejnȅ nȅ zjarr tȅ ngadaltȅ nȅ tȅ mesȅm pȅr 10-15 minuta.
- Do tȅ shtojmȅ sheqerin dhe do i lȅmȅ tȅ ziejnȅ me zjarr tȅ ngadaltȅ pȅr 1 orȅ.
- Mȅ pas e lȅmȅ tȅ ftohet pak dhe e kalojmȅ nȅ njȅ kullesȅ qȅ pȅrdorim pȅr salcat e ndryshme nȅ shtȅpi. Mua kjo mȅnyrȅ mȅ pȅlqen pȅr trashȅsinȅ qȅ do tȅ ketȅ reçeli. Por ka edhe njȅ mȅnyrȅ mȅ tȅ thjeshtȅ.
- Do eleminojmȅ lȅkurat e limonit dhe do ta kalojmȅ tȅ gjithȅ reçelin nȅ njȅ grirȅse kuzhine pȅr ta bȅrȅ pure.
- E vendosim reçelin nȅ zjarr dhe ashtu tȅ nxehtȅ e hedhim nȅ kavanozat e sterilizuar mȅ parȅ, duke i mbyllur mirȅ. I lȅmȅ tȅ ftohen kokȅposhtȅ nȅ vend jo tȅ ftohtȅ. Nȅse nuk jeni tȅ sigurt qȅ mbyllja ȅshtȅ realizuar si duhet i vendodim nȅ njȅ tenxhere duke i ndarȅ me njȅ pecetȅ kuzhine mes tyre qȅ vazot tȅ mos pȅrplasen dhe i mbulojmȅ me ujȅ tȅ paktȅn 6 cm. Do i ziejmȅ kavazonat e mbyllur pȅr tȅ paktȅn 20 minuta dhe nuk i heqim derisa tȅ ftohen plotȅsisht brenda nȅ tenxhere.
- Kavanozat e reçelit i ruajmȅ nȅ njȅ raft tȅ thatȅ dhe pa dritȅ. Nȅse e hapni njȅ kavanoz pȅr konsum, duhet ta ruajmȅ nȅ frigorifer.
Ju bȅftȅ mirȅ!
Faleminderit qȅ vizituat kȅtȅ recetȅ. Uroj qȅ tȅ pȅrgatisni reçel shumȅ tȅ shijshȅm duke ndjekur udhȅzimet si mȅ lart. Jeni tȅ mirȅpritur tȅ lini komentet tuaja apo tȅ ndani kȅtȅ recetȅ nese ju pȅlqen.