Easy No Bake Chocolate Cheesecake-Cheesecake Me Çokollatë

Cheesecake Me Çokollatë është një ëmbëlsirë pa pjekje, e cila përgatitet shumë lehtë. Kjo është një recetë që u pëlqen të gjithëve në familje. E kujt nuk i pëlqen çokollata?

Po mbi të gjitha, përgatitet në pak minuta, me përbërës që i gjejmë lehtë.

Tortat pa pjekje janë një zgjidhje shumë e shijshme sa herë që kemi edhe festa në familje dhe nuk kemi shumë në dispozicion. E përgatisim shpejt dhe ndërkohë që torta pushon në frigorifer, përgatisim drekën apo darkën për familjarët dhe miqtë tanë.

Ju mund të provoni edhe Cheesecake I Pjekur.

Përbërësit

  • 200 g biskota me çokollatë
  • 120 g gjalp i shkrirë
  • 250 g Philadelphia
  • 250 g Mascarpone
  • 250 g çokollatë e zezë
  • 100 g sheqer pluhur
  • 250 ml pana e freskët që rrihet për ëmbëlsira
  • 10 g xhelatinë në fletë
  • 2 lugë kakao e hidhur
  • Çokollatë për dekor

Përgatitja

Baza

  1. Si fillim do të thërmojmë biskotat me çokollatë për të formuar bazën e ëmbëlsirës.
  2. I grijmë në një grirës elektrik, i shtojmë gjalpin e shkrirë dhe e përziejmë mirë.
  3. Me masën e përftuar do të formojme bazën duke e sheshuar në një tavë të veshur me letër furre dhe me rreth që hapet. Kjo për lehtësinë tonë kur ta servirim.
  4. Bazën e fusim në frigorifer dhe e lëmë të mpikset.

Kremi & Montimi

  1. Vazhdojmë  punën duke shkrirë çokollatën në banjomari dhe e lëmë që të ftohet në një temperaturë më të freskët.
  2. Ndërkohë, fusim fletët e xhelatinës në një enë me ujë të ftohtë që të zbuten.
  3. Në një enë të thellë qelqi do të përziejmë djathërat me sheqerin pluhur me ndihmën e një përzierësi elektrik për disa minuta.Easy No Bake Chocolate Cheesecake-Family Cooking Recipes
  4. Duke e rrahur masën do të shtojmë edhe çokollatën e shkrirë.
  5. Pasi të jetë përzierë njëtrajtësisht, do të shtojmë edhe panën e ftohtë. Vazhdojmë përzierjen derisa të shohim që na është formuar një krem homogjen dhe pana është bërë njësh me kremin.
  6. Ndërkohë, shtrydhim xhelatinën nga uji dhe e fusim në një enë të vogël. Do të shtojmë aty 2-3 lugë pana ose ujë nga ai ku kishim vendosur xhelatinën dhe e vëmë në zjarr të shkrijë. Shkrin shpejt dhe nuk duhet të vlojë.Easy No Bake Chocolate Cheesecake-Family Cooking Recipes
  7. Këtë xhelatinë e shtojmë te kremi dhe vazhdojmë përzierjen me rrahëse për 1 minutë. Kremin e përftuar do ta hedhim te baza e biskotës dhe e nivelojmë mirë. Do ta mbulojmë dhe e fusim në frigorifer për 3 orë. Ose mund ta bëni edhe sot për nesër.Easy No Bake Chocolate Cheesecake-Family Cooking Recipes
  8. Në momentin e servirjes e nxjerrim nga forma dhe e vendosim në një pjatë servirje. E dekorojmë sipas dëshirës  duke e spërkatur me kakao dhe copa çokollate.Easy No Bake Chocolate Cheesecake-Family Cooking Recipes
  9. E shërbejmë në feta të shoqëruar me reçel ose fruta të freskëta. Në rastin tonë e servirëm si një tortë ditelindje. Të gjithë ngelen të kënaqur dhe u shijoi pa masë. Uroj ta provoni edhe ju.

Ju bëftë mirë!Easy No Bake Chocolate Cheesecake-Family Cooking Recipes

Në Përmbyllje

Faleminderit që na mbështesni dhe provoni recetat tona. Jeni të mirëpritur të lini një koment apo pyetje lidhur me recetën apo Blogun tonë. Ne vlerësojmë opinionin tuaj dhe përmirësohemi falë jush.
Mos harroni të na ndiqni në faqet tona pranë rrjeteve sociale Facebook dhe Instagram për të mësuar recetat tona më të fundit.
“As an Amazon Associate, I earn from qualifying purchases. Full disclosure.”

Leave a Comment