Easy Marinated Pork Chops-Bërxolla Derri Marinuar Në Birrë

Bërxolla Derri Të Marinuara Në Birrë është një pajtë e dytë shumë e shijshme, e aromatizuar, të cilën mund ta shërbeni për të gjithë familjen.

Për më tepër që ju mund ta shoqëroni këtë pjatë me një sallatë për një darkë apo me patate të furrës, supë të stinës, etj për një drekë të shijshme në familje.

Unë zgjodha bërxolla nga qafa e derrit. Marinimi me birrë bën që mishi të piqet si duhet dhe të qëndrojë i butë dhe plot lëng i gatuar si në furrë, grill, apo tigan. Unë zgjodha gatimin në furrë.
Do shikoni që birra do e mbajë mishin të butë dhe gjithë yndyra e tepërt do shrihet gjatë pjekjes.

Ju mund të provoni edhe Derr Të egër të marinuar.

Përbërësit

  • 1 bërxollë derri për person
  • 1 gotë birrë
  • Kripë, piper, rozmarinë, manxuranë, rigon, trumzë, hudhër
  • Vaj ulliri

Përgatitja

  1. Si fillim, pasi i lajmë dhe thajmë mirë bërxollat, do i rrahim me një rrahëse mishi. Do i marinojmë me kripë, vaj, e piper.
  2. Do të lajmë dhe thajmë erëzat e freskëta dhe i copëtojmë me duar sipër mishit.
  3. Mundohemi ti përziejmë mirë. Do të shtojmë edhe thelpinjtë e hudhrës të presë në feta me gjithë lëkurë. Kjo bën që kur të piqen mos të digjen dhe hidhërohen.
  4. Do i vendosim në një enë me kapak, shtojmë vajin e ullirit dhe birrën dhe i vendosim në frigorifer të pushojnë të paktën tre orë ose dhe gjithë natën.Easy Marinated Pork Chops-Family Cooking Recipes
  5. Kur duam ti gatuajmë, i vendosim në një tavë pjekje, shtojmë edhe një pjesë nga lëngu marinimit, vaj ulliri, dhe gjithë erëzat dhe i pjekim në furrë të parangrohur në 200 gradë për 30-35 minuta, sa të shohim që mishi të marri një pjekje krokante të bukur.Easy Marinated Pork Chops-Family Cooking Recipes
  6. E shërbejmë mishin të ngrohtë shoqëruar me sallatë të stinës, patate furre apo patate të shpejta në tigan.Easy Marinated Pork Chops-Family Cooking Recipes

Ju Bëftë Mirë!

Në Përmbyllje

Faleminderit që na mbështesni dhe provoni recetat tona. Jeni të mirëpritur të lini një koment apo pyetje lidhur me recetën apo Blogun tonë. Ne vlerësojmë opinionin tuaj dhe përmirësohemi falë jush.
Mos harroni të na ndiqni në faqet tona pranë rrjeteve sociale Facebook dhe Instagram për të mësuar recetat tona më të fundit.

“As an Amazon Associate, I earn from qualifying purchases. Full disclosure.”

Leave a Comment