Easy Homemade Beet Gnocchi-Njoki Me Panxhar Të Kuq

Njoki Me Panxhar Të Kuq ështe një pjatë e parë plot shije dhe ngjyrë per një vakt darke apo drekë në familje. Mënyra e gatimit është e njëjtë me atë të njoki me patate, por përdorim i panxharit e bën këte recetë të veçantë.

Gjithashtu, mjafton gjalp dhe djath per të shijuar këtë pjatë, por ju mund të provoni keto njoki edhe me salcat tuaja të preferuara. Mund ti shoqëroni me ndonjë salcë tjetër, por une preferova ti bëj me gjalp sepse doja ngjyrën dhe shijen fantastike të panxharit në pjatë.

Ju mund të provoni edhe Njoki me patate.

Përbërësit

  • 500 g patate të ziera
  • 1 panxhar i zier (100 g)
  • 1 vezë
  • 150-200 g miell 00
  • Kripë

Për servirje

  • Gjalp i freskët
  • Djath i grirë

Përgatitja

  1. Do të lajmë patatet me ujë të rrjedhshëm dhe i vendosim të ziejnë me gjithë lëkurë. Patatet i zgjedhim të vjetra, sepse ato janë më të mira për përgatitjen e njokit. Ato të reja përmbajnë shumë ujë.
  2. Kështu pra, patatet e lara do ti vendosim me ujë të ftohtë, të mbuluara dhe i ziejmë për 30 minuta. Shtojmë edhe pak kripë nga fundi i zierjes dhe e kontrollojmë zierjen e tyre me një pirun.
  3. I lëmë të ftohen pak, i pastrojmë nga lëkurat dhe i shtypim me shtypëse patatesh.
  4. Në një tas të thellë, shtojmë edhe panxharin e grirë në mixer dhe miellin. Do të zëmë brumin për njokit.Easy Homemade Beet Gnocchi-Family Cooking Recipes
  5. Në fillim shtojmë vetëm të verdhën e vezës sepse varet nga lagështia e panxharit dhe mund të mos duhet e gjithë veza. Nëse brumi lidhet atëherë nuk e përdorim të bardhën e vezës. Nqs brumi do ju rezultojë i fortë atëherë shtojmë të bardhën për të arritur butësinë e duhur.Easy Homemade Beet Gnocchi-Family Cooking Recipes
  6. Brumin e ndajmë në pjesë të vogla, të cilat me ndihmën e miellit do ti hapim shirita cilindrik dhe i presim në copa të barabarta.
  7. Përdorim miell që të mos na ngjiten dhe i vendosim në tavë të hapur të spërkatur me miell.Easy Homemade Beet Gnocchi-Family Cooking Recipes
  8. Kështu vijojmë deri në fund duke i përgatitur njokit. Do të gatuajmë aq sa na duhen per servirje. Njokit e tjera mund ti konservojmë në ngrirje dhe i kemi gati për një vakt të shpejt.
  9. Pra, do ti ziejmë njokit në një tenxhere me ujë e kripë që vlon. Duhen pak minuta sa të dalin sipër ujit.Easy Homemade Beet Gnocchi-Family Cooking Recipes
  10. I kullojmë me një lugë kullesë dhe i shtojmë në një tigan ku kemi tretur gjalp të freskët. Sasia e gjalpit varet nga sasia e njokit që do të gatuani.Easy Homemade Beet Gnocchi-Family Cooking Recipes
  11. Në tiganin me gjalp, shtojmë njokit dhe pak nga uji i tyre. Shtojmë edhe djathin parmixhan të grirë dhe i përziejmë me kujdes në tigan me lëvizje rrethore. I shërbejmë menjëherë.

Ju Bëftë Mirë!Easy Homemade Beet Gnocchi-Family Cooking Recipes

Në Përmbyllje

Faleminderit që na mbështesni dhe provoni recetat tona. Jeni të mirëpritur të lini një koment apo pyetje lidhur me recetën apo Blogun tonë. Ne vlerësojmë opinionin tuaj dhe përmirësohemi falë jush.

Mos harroni të na ndiqni në faqet tona pranë rrjeteve sociale Facebook dhe Instagram për të mësuar recetat tona më të fundit.

“As an Amazon Associate, I earn from qualifying purchases. Full disclosure.”

Leave a Comment