Easy Florentine Style Steak-Biftek Në Stilin Fiorentin

Biftek Në Stilin Fiorentin është një pjatë e dytë shumë e shijshme e cila kombinuar me sallata të stinës, patate të furrës, djathra, dhe një gotë vere të mirë kthehet në një vakt shumë të pëlqyer nga të gjithë.

Emrin kjo pjatë e merr nga krahina Italiane me të njëjtin emër. Gjithashtu ajo që bën ndryshim nga bërzollat e tjera është prerja anatomike e mishit për të përftuar këtë lloj bërzolle. Pra, kjo është një lloj prerje bërxolle bashkë me fileton. Kështu përftojmë një bërxollë me prerje mbi 2 cm trashësi.

Gatimi në tigan apo zgarë është një gatim që mund ta kryeni të gjithë në familje. Pjekja e bërxollës varet në dëshirën tuaj, pra mund ta gatuani pak, mesatarisht, apo fortë.

Ju mund të provoni edhe Bërxollë Viçi.

Përbërësit

  • 3 copa biftek alla Fiorentina ose një biftek për person
  • Kripë e trashë
  • Piper
  • Vaj ulliri
  • Rozmarinë

Përgatitja

  1. Si fillim do të nxehim një tigan ose zgarë të cilën e kemi lyer me vaj ulliri dhe kemi shtuar edhe një degë rozmarinë. Easy Florentine Style Steak-Family Cooking Recipes
  2. Do ti lëmë copat e mishit në tiganin e nxehtë dhe sipër do ti hedhim kripën e trashë. Easy Florentine Style Steak-Family Cooking Recipes Këto lloj prerje mishi janë të trasha dhe duan kohën e tyre që të piqen, por 5-6 min nga cdo krah i mishit për një pjekje të nivelit mesatar (medium) është e mjaftueshme.
  3. Kur ta kthejmë mishin do ti hedhim përsëri kripë sipër. Mund të përdorni edhe një kapak për tiganin në mënyrë që të piqet më mirë.Easy Florentine Style Steak-Family Cooking Recipes
  4. Duhet të jetë rozë në brendësi kur ta presim. E heqim dhe e lëmë mishin të pushojë për disa minuta.
  5. E servirim të ngrohtë dhe sipër me vaj ulliri krudo dhe piper të zi të bluar në moment.

Ju Bëftë Mirë!Easy Florentine Style Steak-Family Cooking Recipes

Në Përmbyllje

Faleminderit që na mbështesni dhe provoni recetat tona. Jeni të mirëpritur të lini një koment apo pyetje lidhur me recetën apo Blogun tonë. Ne vlerësojmë opinionin tuaj dhe përmirësohemi falë jush.

Mos harroni të na ndiqni në faqet tona pranë rrjeteve sociale Facebook dhe Instagram për të mësuar recetat tona më të fundit.

“As an Amazon Associate, I earn from qualifying purchases. Full disclosure.”

Leave a Comment