Easy Easter Bread Recipe-Bukë Pashke Me Hithra

Bukë Pashke Me Hithra është një recetë shumë e shijshme që ja vlen ta provoni këtë fundjavë të Pashkës.

Kjo është një recetë që derivon nga kuzhina italiane, të cilët kanë traditë të kalojnë kohë të gëzueshme me miq dhe familjarë edhe të hënën pas Pashkës duke u mbledhur në familje apo piknike me miq.

Receta është shumë e shijshme të shijohet me djathra, sallame apo proshuta të ndryshme, tipike të shportave të piknikut tuaj.
Unë e gatova me hithra, të cilat janë të njoma dhe mund ti gjejmë kudo në këtë periudhë, por ju mund ti zëvendësoni me spinaq, apo lakërishte të tjera që preferoni.
Vizitoni vazhdimisht Blogun tonë për receta të reja lidhur me menunë e Pashkës dhe jo vetëm.

Përbërësit për një tavë 26 cmEasy Easter Bread Recipe-Family Cooking Recipes

Për brumin e bukës

  • 500 g miell 00
  • 7 g maja e thatë
  • 2 lugë gjelle sheqer
  • 300 ml ujë i ngrohtë
  • 60 ml vaj ulliri
  • ½ lugë çaji me kripë

Për mbushjen

  • 300 g hithra
  • 250 g gjizë pa kripë ose rikota
  • 1 vezë
  • 1-2 lugë djath Parmigirnao i grirë
  • Kripë, piper

Përgatitja

Zënia e Brumit

  1. Do të sitim miellin dhe e përziejmë me majanë dhe sheqerin mirë.
  2. Në një enë tjetër, do të përziejmë ujin e ngrohtë, vajin e ullirit dhe kripën.
  3. Do të zëmë brumin duke shtuar miellin pjesë pjesë te masa e lëngët. Kur brumi na lidhet, do ta punojmë mirë për disa minuta derisa brumi të jëtë elastic, i butë.
  4. Do e rrumbullakosim dhe e vendosim në një enë të pastër të spërkatuar me pak miell dhe i bëjmë një prerje kryq në sipërfaqe.
  5. E mbulojmë me celofon dhe e vendosim në temperaturë 28-30 gradë derisa brumi të dyfishojë volumin.Easy Easter Bread Recipe-Family Cooking Recipes Easy Easter Bread Recipe-Family Cooking Recipes

Përgatitja e mbushjes

  1. Ndërkohë do përgatisim mbushjen. Do të lajmë dhe presim imët hithrat dhe do i gatuajmë në një tenxhere me pak kripë dhe ujë që të ziejnë mirë. Mund të shtoni edhe pak qumësht si veprojmë për lakrorin me miell misri me hidhra. Nëse do përdorni spinaq mjafton ta blashëroni në ujë të vluar për 2-3 minuta dhe ta prisni imët.
  2. Kur hithrat të jenë zierë si duhet do i vendosim në një tas qelqi dhe shtojmë aty vezën, gjizën dhe djathin. Shijojmë më kripë e piper dhe përziejmë mirë. Nëse doni mund të shtoni edhe ndonjë erëz tjetër por unë preferoj që të ruaj shijen dhe aromën e hithrave.

Përgatitja e bukës

  1. Pasi brumi të ketë rritur volum, do e hapim brumin në formë drejtkëndore. Për lehtësi përdorni një letër furre, e cila do na ndihmojë edhe në procesin e mbledhjes së brumit pasi të shtojmë mbushjen.Easy Easter Bread Recipe-Family Cooking Recipes
  2. Kur brumi të jetë hapur si duhet, do të shtojmë mbushjen e përgatitur dhe e hapim njëtrajtësisht.
  3. Do e mbledhim petën e mbushur role me ndihmën edhe të letrës së furrës.
  4. Ndërkohë përgatisim edhe një tavë pjekje keku me vrimë në mes, e lyejmë me gjalp dhe pudrosim me miell dhe vendosim aty bukën e mbledhur role.Easy Easter Bread Recipe-Family Cooking Recipes
  5. Do e lëmë bukën të vijë edhe për 20-30 minuta dhe e pjekim në furrë të parangrohur në 180 gradë për 40-50 minuta.Easy Easter Bread Recipe-Family Cooking Recipes
  6. E heqim nga furra, e lëmë të ftohet mirë dhe e vendosim në një pjatë.
  7. E presim pasi është ftohur dhe ka kulluar si duhet në feta dhe e shërbejmë me djathra, sallam dhe proshuta sipas dëshirës.Easy Easter Bread Recipe-Family Cooking Recipes

Ju bëftë mirë!

Faleminderit që na mbështesni dhe provoni recetat tona. Jeni të mirëpritur të lini një koment apo pyetje lidhur me recetën apo Blogun tonë.

Mos harroni të na ndiqni në faqet tona pranë rrjeteve sociale Facebook dhe Instagram për të mësuar recetat tona më të fundit.

Leave a Comment