Cod Fish Soup Recipe-Supë Me Merluc Dhe Kungull Dimëror

Supë Me Merluc Dhe Kungull Dimëror është një pjatë e parë, të cilën mund ta përgatisni lehtë dhe shpejt për një vakt në familje.

Kjo supë ashtu si dhe supa klasike e peshkut që kemi ndarë me ju gatuhet me peshk merluc dhe perime të stinës. Shija, ngryra, dhe vlerat ushqyese të peshkut dhe kungullit dimëror spikasin në këtë recetë.
Ju ftoj ta provoni dhe shijoni në familje si për darkë ashtu edhe për një drekë me prodhime deti.

PërbërësitCod Fish Soup Recipe-Family Cooking Recipes

  • 2-3 merluc
  • qepë-1
  • karrotë- 1
  • patate-1
  • Kungull i vogël jeshil -1
  • 1- fetë kungull i verdhë
  • Majdanoz
  • Vaj ulliri, kripë, piper, limon

Përgatitja

  1. Si fillim lajmë peshkun dhe e pastrojmë. E vendosim për tu zierë në një tenxhere, ku kemi shtuar pak kripë dhe e mbulojmë me ujë të ftohtë. Do e ziejmë për 15 minuta dhe e lëmë të ftohet.
  2. Ndërkohë do të pastrojmë dhe grijmë në kubik perimet.
  3. Në një tenxhere do të shtojmë vaj ulliri, dhe qepën e grirë hollë. E gatuajmë sa të bëhet trasparente dhe të zbutet.
  4. Shtojmë perimet e tjera të prera në kubik të vegjël dhe i kavërdisim për disa minuta. Kësaj supe i kemi shtuar edhe kungullin dimëror sepse është stina e tij, por ju mund të shtoni ose hiqni perime sipas preferencës.
  5. I shtojmë lëngun e peshkut dhe ujë sa është e nevojshme dhe e ziejmë supën për 10 minuta.
  6. Ndërkohë, pastrojmë peshkun nga halat dhe tulin e përftuar do ta shtojmë te supa në 5 minutat e fundit.
  7. E rregullojmë supën me majdanoz të freskët , limon dhe pak piper të zi. E servirim të ngrohtë. Kjo supë është një gatim super i shijshëm dhe i shëndetshëm.

Ju Bëftë Mirë!Cod Fish Soup Recipe-Family Cooking Recipes

Në Përmbyllje

Faleminderit që na mbështesni dhe provoni recetat tona. Jeni të mirëpritur të lini një koment apo pyetje lidhur me recetën apo Blogun tonë. Ne vlerësojmë opinionin tuaj dhe përmirësohemi falë jush.
Mos harroni të na ndiqni në faqet tona pranë rrjeteve sociale Facebook dhe Instagram për të mësuar recetat tona më të fundit.

“As an Amazon Associate, I earn from qualifying purchases. Full disclosure.”

Leave a Comment