Cocoa Yogurt Cake-Kek Me Kos Dhe Kakao

Kek Me Kos Dhe Kakao është një recetë shumë e shijshmë për mëngjeset dhe pasditet në familje. Ky kek në formë petulle gatuhet shumë shpejt dhe me përbërës që të gjithë I kemi në familje. Gjithashtu është I lehtë në të shijuar pasi e gatuajmë me kos, vaj, pa gjalp.

I thjeshtë dhe i shijshëm pëlqehet nga të gjithë. Për festa dhe ditë special mund të zgjidhni ta dekoroni me një krem çokollate, fruta të thata, fruta të freskëta, etj.

Ju mund të provoni edhe How To Make A Sponge Cake-Si Të Përgatisim Një Pandispanjë Me Kakao

apo Cocoa Cookies Recipe-Biskota Me Kakao

Përbërësit për një formë pjekje 22-24 cmCocoa Yogurt Cake-Family Cooking Recipes

  • 3 vezë
  • 160 g sheqer pluhur
  • 200 ml kos
  • 120 ml vaj vegjetal
  • 200 g miell
  • 50 g niseshte
  • 50 g kakao
  • Aromë vanilje
  • 1 pako fryrës për ëmbëlsira
  • Pak kripë
  • Sheqer pluhur për dekor

Përgatitja

  1. Ndezim furrën të ngrohet në 180 gradë. Përgatisim formën e pjekjes duke e lyer me pak gjalp dhe pudrosur me kakao.
  2. Në një tas qelqi të thellë do të shtojmë vezët dhe sheqerin. Do i rrahim me një rrahëse elektrike në shpejtësi maksimale derisa vezët të shtojnë ndjeshëm volumin në ngjyrë të bardhë.Cocoa Yogurt Cake-Family Cooking Recipes
  3. Shtojmë aromën e vaniljes.
  4. Do të vijojmë të përziejmë duke shtuar vajin në fije. Po kështu veprojmë edhe me kosin. Do të përftojmë një masë homogjene likuide.
  5. Do të shtojmë gradualisht miellin, e përzierë më niseshten, kakaon, fryrësin dhe kripën. Këto I kemi situr më parë.Cocoa Yogurt Cake-Family Cooking Recipes
  6. Përziejmë në nivelin më të ulët të shpejtësisë derisa të përftojmë një brumë homogjen. Brumi duhet jo shumë i lëngshëm, por as i fortë shumë. Pra për këtë lloj keku brumi duhet I butë si në foto.Cocoa Yogurt Cake-Family Cooking Recipes
  7. Do e hedhim brumin në formën e pjekjes, e nivelojmë mirë.
  8. Do e pjekim në furrë të parangrohur në 180 gradë për 35-40 minuta. Bëjmë provën me kunj dhëmbësh. Duhet të dali e thatë.Cocoa Yogurt Cake-Family Cooking Recipes
  9. E nxjerrim kekun nga furra, e lëmë të ftohet pak dhe e kalojmë në një pjatë servirje. Kur ftohet mirë, e pudrosim me sheqer pluhur.Cocoa Yogurt Cake-Family Cooking Recipes
  10. Kekun e presim në feta pasi është ftohur plotësisht dhe e servirim sièas dëshirës.

Ju Bëftë Mirë!

Në Përmbyllje

Faleminderit që na mbështesni dhe provoni recetat tona. Jeni të mirëpritur të lini një koment apo pyetje lidhur me recetën apo Blogun tonë. Ne vlerësojmë opinionin tuaj dhe përmirësohemi falë jush.
Mos harroni të na ndiqni në faqet tona pranë rrjeteve sociale Facebook dhe Instagram për të mësuar recetat tona më të fundit.

“As an Amazon Associate, I earn from qualifying purchases. Full disclosure.”

Leave a Comment