How To Make A Sponge Cake-Si Të Përgatisim Një Pandispanjë Me Kakao

Gatimi i ëmbëlsirave është jo vetëm pasion, por edhe kënaqësi për të ëmbëlsuar gjithë familjen në ditë të zakonshme apo për festa. Sot duam të ndajmë Pandispanjë Me Kakao, të cilën ne më pas e përdorëm për përgatitjen e një torte për Halloween duke e sjellë në formën e një kungulli, por ju mund ta gatuani për çdo rast, pasi receta është shumë ë shijshme dhe e lehtë.

Përbërësit

  • 3 vezë
  • 90 g sheqer ose 3 lugë gjelle
  • 50 g miell
  • 50 g kakao

Përgatitja

  1. Për të përgatitur pandispanjën me kakao është proçeedura e njëjtë si me atë klasiken vetëm që një pjesë të miellit e zëvendësojmë me kakao.How To Make A Sponge Cake-Family Cooking Recipes
  2. Nisim nga puna duke i hedhur vezët 1 nga 1 në një tas të madh qelqi. Unë përdor vezë shumë të freskëta dhe në temperaturë ambienti. Shtojmë edhe sheqerin dhe me ndihmën e një rrahëse elektrike i rrahim vezët derisa të bëhen shkumë do të na duhen rreth 10 minuta.How To Make A Sponge Cake-Family Cooking Recipes
  3. Veç sitim miellin dhe kakaon dhe e shtojmë gradualisht. Në këtë moment do ta përziejmë me kujdes nga lart poshtë në mënyrë që të mos na bjerë volumi i vezëve të rrahura.How To Make A Sponge Cake-Family Cooking Recipes
  4. Masën e përftuar e hedhim në një tavë me diametër 20-22 cm të lyer me gjalp dhe miell dhe e pjekim për 25 minuta në 180 gradë në furrë të ngrohur më parë. Nuk e hapim furrën sepse mund të na bjere volumi i pandispanjës.How To Make A Sponge Cake-Family Cooking Recipes

Ju bëftë mirë!

Faleminderit që na ndiqni dhe ndani me ne komentet tuaja. Nëse ju pëlqen mund ta ndani recetën me miqtë tuaj.

Na ndiqni në Facebook dhe Instagram për të mësuar recetat tona më të fundit.

Leave a Comment