Chicken Bulgur Recipe-Bollgur Me Kungull Dimëror Dhe Fileto Pule

Bollgur Me Kungull Dimëror Dhe Fileto Pule është një pjatë shumë e thjeshtë që përgatitet shpejt për një vakt shumë të shijshëm. Bullguri është një drith, i cili përftohet nga gruri i fortë. Ai është drith shumë i ushqyeshëm, me të cilin mund të përgatisim dhjetra pjata dhe ta përdorim gjerësisht në kuzhinë në receta tradicionale duke zëvendësuar orizin, cous cous, apo makaronat me të.

Bollguri ka të njëjtën mënyrë gatimi si orizi duke e zierë me raporti një bolldur dhe dy ujë. Atë mund ta gjejmë në tre madhësi të ndryshme: kokërr madh, i mesëm, dhe i imët duke e përshtatuar sipas pjatave dhe recetave që gatuajmë. Bollguri përmban grupin e vitamis B, B1, B2, B3, B6, Folate, Hekur, Magnez dhe Potasium.

Ju mund të provoni edhe Kofsh Qengji Me Bollgur.Roasted Lamb Leg Recipe- Family Cooking Recipes

Përbërësit

  • 400 g bollgur i mesëm
  • 300 g fileto pule
  • 300 g kungull i verdhë
  • 1 qepë e verdhë
  • Vaj ulliri
  • Kripë e piper i zi
  • Nenexhik i freskët
  • 800 ml lëng pule ose ujë i nxehtë
  • Pak gjalp i freskët

Përgatitja

  1. Grijmë qepën hollë dhe e kavërdisim në një tenxhere me pak vaj ulliri sa të zbutet.
  2. Sapo qepa është gati, do të shtojmë fileton e pulës të prerë në copa të vogla.
  3. Sapo të ndryshojë ngjyrë mishi, do të shtojmë kungullin e prerë në kubik.
  4. E përziejmë mirë sa të zbutet pak dhe shtojmë bollgurin. Chicken Bulgur Recipe-Family Cooking Recipes
  5. E kavërdisim pak, shtojmë kripë e piper të zi, shtojmë lëngun e pulës dhe e lëmë të ziejë në zjarr të mesëm, derisa të thithi gjithë ujin.Chicken Bulgur Recipe-Family Cooking Recipes
  6. Nga fundi i hedhim nenexhik të freskët. Nqs nuk keni, mund të përdorni të thatë. I shtojmë dhe gjalpin dhe e fikim sobën. E lëmë 10 minuta dhe e servirim të ngrohtë.

Ju bëftë mirë!

Faleminderit që na mbështesni dhe provoni recetat tona. Jeni të mirëpritur të lini një koment apo pyetje mbi recetën.

Na ndiqni në Facebook dhe Instagram për të mësuar recetat tona më të fundit.

Leave a Comment