Zuppa Inglese Recipe-Zupa Shtëpisë Sime

Zupa e Shtëpisë Sime është një ëmbëlsirë e shijshme me origjinë nga kuzhina Italiane. Kjo është një ëmbëlsirë me lugë që përgatitet lehtë në shtëpi. Gjithashtu pëlqehet nga të gjithë. Kur kam kohë për pjesën e bazës (biskotës) une përgatis pandispanjë, siç e kërkon edhe receta origjinale. Por mund ta përgatisim si të dëshirojmë duke ricikluar edhe copa keku që na kanë mbetur në shtëpi ose duke përdorur biskota savoiardi. Kjo e fundit është një zgjidhje shumë e shpejtë dhe e shijshme, të cilën do e përdorim edhe në recetën e sotme.

 

Nëse ju pëlqejnë ëmbësirat me lugë ju mund të provoni edhe Krem KaramelBest Creme Caramel Recipe/Family Cooking Recipes

PërbërësitZuppa Inglese Recipe-Family Cooking Recipes

  • 1 pako biskota savoiardi
  • 1 racion krem pastiçerie
  • 200 g luleshtrydhe
  • 40 g çokollatë
  •  gotë limonçel

Për shurupin e zbutjes

  • 1/2 gotë ujë
  • 2 lugë sheqer
  • Lëkurë limoni dhe portokalli bio
  • 1 gotë e vogël limonçel

Përgatitja

  1. Duke qenë se për bazën do të përdorim biskota Savoiardi, do të vijojmë me përgatitjen e kremit të pastiçerisë. Përgatisim kremin e pastiçerise sic e kemi treguar në recetat e mëparshme. Lexo recetën e plotë. Best Homemade Custard Recipe- Family Cooking Recipes
  2. Përgatisim edhe shurupin për të zbutur biskotat duke hedhur në një tenxhere të vogël ujin, sheqerin dhe lëkurat e agrumeve. I lëmë të vlojë dhe e heqim nga zjarri. I hedhim limonçelon dhe e lëmë të ftohet.
  3. Vazhdojmë punën duke i pastruar luleshtrydhet e lara nga bishtat dhe duke i prerë në copa të vogla.
  4. Pasi i kemi të gjithë përbërësit gati, atëherë do të nisim të montojmë zupat. Zakonisht Zupa serviret në kupa apo tasa servirje një racionëshe. Kështu kam zgjedhur edhe unë.Zuppa Inglese Recipe-Family Cooking Recipes
  5. Hedhim nga 1 lugë krem pastiçerie, shtojmë biskotat e zbutura me sherbet. Shtojmë luleshtrydhe dhe çokollatë me copa. E përsërisim veprimin dhe sipër e mbulojmë të gjithë sipërfaqen me krem pastiçerie.
  6. E dekorojmë me luleshtrydhe sipër dhe i vendosim tasat në frigorifer për disa orë. Ideale për një darkë me miq. Do ti keni gati për servirje në përfundim të darkës suaj.

Ju bëftë mirë!Zuppa Inglese Recipe-Family Cooking Recipes Zuppa Inglese Recipe-Family Cooking Recipes

Faleminderit që na mbështesni dhe provoni recetat tona. Jeni të mirëpritur të lini një koment apo pyetje mbi recetën.

Na ndiqni në Facebook dhe Instagram për të mësuar recetat tona më të fundit.

Leave a Comment