Byrek Me Qumesht Dhe Veze-Byrek Me Qumësht Me Petë Të Pjekura

Byreku Me qumësht Dhe Vezë me petë të pjekura është një gatim tradicional i Shqipërisë së Mesme. Është një gatim i thjeshtë me pak përbërës që pëlqehet shumë.

Vështirësia qëndron te hapja e petëve dhe te pjekja e tyre. Qumështi dhe vezët kombinuar me nën produktet e qumështit në këtë recetë e bëjnë këtë byrek shumë të shijshëm.

Ashtu si në Jug të Shqipërisë mburremi me Mesnikun, byrekun me mish me petë të pjekura, kështu kjo recetë mbetet një nga më të pëlqyerat në shumë kranina të vendit.

Si e Gatuajmë këtë recetë?

Për hapjen e petëve do të zëmë brumin si për çdo byrek tjetër, duke u kujdesur që petët ti hapim një nga një dhe pak më të trasha se byreku me petë të freskëta. Kjo në mënyrë që të na piqen mirë e mos të digjen gjatë pjekjes, si dhe mos të thërrmohen në proçesin e pjekjes.

Përbërësit për brumin e petëve

  • 500 g miell
  • 250 ml ujë
  • Pak kripë

Me këta përbërës përgatisim një brum të butë, të cilin e lëmë të pushojë për 20-30 minuta, në mënyrë që të hapet më lehtësisht. Brumin e ndajmë në pjesë të barabarta, të cilat i hapim në kulaç të vegjël, dhe i hapim një nga një në petë normale byreku, të cilat i pjekim një nga nje. Për më shumë detaje mbi zënien e brumit të byrekut dhe hapjen e petëve ju mund të shikoni recetën tonë të përgatitjes së brumit të byrekut këtu.

Për të pjekur petët duket zjarr dhe një pllakë gize si sobat që kemi pasur më parë. Mund edhe ti piqni në furrën tuaj duke përdorur një tavë të sheshtë. Furrën e nxehim më parë në 180 gradë. I fusim petët një nga një në furrë duke i lënë 2 minuta secilën. Kur petët piqen marrin ngjyrën e artë të lehtë. Kini kujdes që petët të mos digjen.

Mënyrë tjetër për pjekjen e petëve është përdorimi i zgarave me korent.

Duke qenë se ne nuk kemi të gjithë kushtet për ti pjekur vetë petët atëherë ju mund ti blini gati dhe kjo e bën më të lehtë përgatitjen e kësaj recete. Në markete ose nëpër furra buke shiten petë të pjekura shumë të mira.

Gjithashtu, që byreku të dali sa më i shijshëm preferohet qumësht organik i paskremuar. Nëse keni mundësi të blini qumësht të freskët lope do e ziejmë më parë dhe do e lëmë qumështin të ftohet plotësisht, nëse do të blini qumësht organik të paketuar atëherë mos e ngrohni.

PërbërësitByrek Me Qumësht Dhe Veze-Family Cooking Recipes

  • 1 pako petë të pjekura
  • 1 l qumësht
  • 4-5 vezë të freskëta
  • 100 g gjalp+50 g vaj misri
  • Gjizë pa kripë e ëmbël ose dhathë i butë i freskët nqs dëshironi
  • Kripë 1 lugë çaji

“As an Amazon Associate, I earn from qualifying purchases. Full disclosure.”

Përgatitja

  1. Qumështin e kemi zier dhe e kemi lënë të ftohet, ose në temperaturë ambienti nëse është qumësht kutie.
  2. Shkrijmë edhe gjalpin dhe e lëmë mënjanë.
  3. Në një tas rrahim vezët me një rrahëse vezësh me dore dhe i shtojmë qumështin e ftohur. E përziejmë mirë dhe po te ky tas shtojmë vajin dhe kripën.
  4. Ndezim furrë të ngrohet në 200 gradë ndërkohë ne do të shtrojmë byrekun.Byrek Me Qumësht Dhe Veze-Family Cooking Recipes
  5. Marrim një tavë furre të thellë me veshje që nuk ngjit dhe e lyejmë me pak vaj. Marrim petët e pjekura 1 e nga 1 dhe duke i copëtuar me dore i zhysim në tasin me përzierjen që kemi përgatitur dhe i zbusim për pak sekonda. Zbuten shpejt, kështu që me kujdes i shtrojmë në tavë duke i vendosur në të gjithë sipërfaqen uniforme.
  6. Here pas here hedhin edhe gjalp të shkrirë. Në një ose dy shtresa hedhim edhe gjizën duke e shpërndarë në të gjithë sipërfaqen. Nese doni ta përgatisni vetëm me qumësht dhe vezë pa përdorur djath ose gjizë mind ta përgatisni edhe kështu byrekun. Byreku do të dali shumë i shijshëm gjithsesi.
  7. Vazhdoni të shtroni petët e njomura në përzierjen me qumësht dhe vezë duke spërkatur me gjalp, deri në përfundim të të gjithë përbërësve. Nëse tepron nga përzierja e qumështit me vezës e hedhim sipër byrekut.Byrek Me Qumësht Dhe Veze-Family Cooking Recipes
  8. Hedhim dhe gjalp të shkrirë dhe e pjekim në furrën e nxehur në 200 gradë për 25-30 minuta.
  9. E heqim nga furra byrekun, e lëmë te ftohet dhe e presim në copa.
  10. E servirim të ngrohtë. Byreku preferohet edhe nga fëmijët e vegjël dhe nuk tepron për të nesërmen. Mund ta përgatisni edhe për miqtë tuaj, pasi do ta pëlqejnë dhe ju do të bëni një figurë të mirë perpara tyre me këtë pjatë.Byrek Me Qumësht Dhe Veze-Family Cooking Recipes

Ju bëftë mirë!Byrek Me Qumësht Dhe Veze-Family Cooking Recipes

Në Përmbyllje

Faleminderit që vazhdoni të na ndiqni dhe vizitoni recetat tona. Lutem lini komentet tuaja nëse e provoni recetën.

Mos harroni të na ndiqni në faqet tona pranë rrjeteve sociale Facebook dhe Instagram për të mësuar recetat tona më të fundit.

Leave a Comment