Sallatë Me Hikërr është një recetë që do ju pëlqejë shumë në çdo stinë, por sidomos në vjeshtë dhe dimër. Nëse ju pëlqen të hani shëndetshëm, hikrra është një prej drithëravë pa gluten dhe njëkohësisht e pasur në proteina, për një vakt plot energji dhe super të shëndetshëm.
Kjo recetë mund të konsumohet si një pjatë shoqëruese, por edhe si një sallatë unike për një apo dy persona nëse doni të konsumoni një vakt të lehtë.
Ju mund të provoni edhe supë me hikërr.
Përbërësit
- 250 g hikërr
- 500 ml ujë
- 1 presh
- 1 mollë jeshile
- Një limon lëngu
- Vaj ulliri
- Kripë, piper të zi, piper të kuq ose spec djegës
- Disa ullinj të zinj
- Gjethe sallate jeshile për servirje
Përgatitja
- Do të pastrojmë hikrrën duke e larë mirë në ujë të rrjedhshëm. Do e kullojmë dhe do e ziejmë në raportin 1:2 me ujë derisa të përthithi gjithë sasinë e ujit si veprojmë më pilafin e orizit.
- Ndërkohë, preshin e larë dhe pastruar doe e presim në feta të holla.
- Mollën e pastrojmë nga lëkura, zemrat dhe farat dhe e presim në kubikë.
- Në një tas përziejmë lëngun e limonit me kripë, piper, dhe vaj ulliri. Përdorim raportin një me tre lëng limoni me vaj ulliri.
- Do ti përziejmë mirë të na formohet një salcë kremoze.
- Kur hikkra të jetë gati do e kalojmë në një tas, shtojmë mollën, preshin, ullinjtë dhe marinimin. I përziejmë mirë të gjitha.
- Në një pjatë servirje do vendosim gjethe sallate dhe kalojmë sallatën e përgatitur sipër tyre.
- E shërbejmë sipas dëshirës!
Ju Bëftë Mirë!
Në Përmbyllje
Faleminderit që na mbështesni dhe provoni recetat tona. Jeni të mirëpritur të lini një koment apo pyetje lidhur me recetën apo Blogun tonë. Ne vlerësojmë opinionin tuaj dhe përmirësohemi falë jush.
Mos harroni të na ndiqni në faqet tona pranë rrjeteve sociale Facebook dhe Instagram për të mësuar recetat tona më të fundit.
“As an Amazon Associate, I earn from qualifying purchases. Full disclosure.”