Egg White And Coconut-Kek Me Të Bardha Veze Dhe Arrë Kokosi

Kek Me Të Bardha Veze Dhe Arrë Kokosi është një recetë shumë e thjeshtë dhe e shijshme. Ky kek gatuhet shpejt dhe mbi të gjitha është i lehtë në shije dhe kalori. Nëse ju kanë tepruar të bardha vezësh nga gatimet e tjera që mund të këni kryer atëherë mund ti aplikoni në këtë recetë.

Kjo recetë është e ngjashme me recetën tjetër të ndarë nga ne për kekun me të bardha vezësh, por në këtë rast do gjeni një recetë të kombinimit të më pak përbërësve, të cilët i aplikojmë mesatarisht në masën 100 g apo ml sipas kategorisë. Referoju listës më poshtë.

PërbërësitEgg White And Coconut- Family Cooking Recipes

  • 3 të bardha vezësh – 100 g
  • sheqer 100 g
  • miell kokosi 100 g
  • qumësht i vakët 100 ml
  • vaj misri 100 ml
  • Vanilje
  • 100 g copëza çokollatë e zezë
  • 125 g miell 00
  • 1 pako fryrës

Përgatitja

  1. Si fillim do të ndezim furrën në 180 gradë dhe përgatisim formën e kekut të veshur me një letër furre.
  2. Në një tas do të përziejmë përbërësit e thatë. Kështu shtojmë miellin, miellin e kokosit, fryrësin e ëmbëlsirave.
  3. Në një tas tjetër do të përziejmë sheqerin me vajin, qumështin e ngrohtë, dhe aromën e vaniljes.
  4. Ndërkohë do rrahim edhe të bardhat e vezëve me një rrahese dore me korent sat ë na bëhën marengë e qëndrueshme.
  5. Do të shtojmë miellin në masën e lëngët gradualisht dhe përziejmë sa të na formohet një brumë homogjen.
  6. Shtojmë edhe të bardhat e vezëve pjesë –pjesë dhe trazojmë më kujdes nga poshtë lart sa të përthithen të gjithat. Në fund do të shtojmë dhe copëzat e çokollatës dhe pasi përziejmë brumin e shtojmë në tavën e përgatitur.Egg White And Coconut- Family Cooking Recipes
  7. Do e pjekim kekun në furrë të parangrohur për 35-40 minuta. Bëni provën me kunj dhëmbësh.
  8. E heqim kekun nga furra, e lëmë të ftohet pak, e kalojmë në një pjatë servirje. Pasi ftohet e pudrosim me sheqer pluhur dhe e shërbejmë në copa.Egg White And Coconut- Family Cooking Recipes

Ju Bëftë Mirë!Egg White And Coconut- Family Cooking Recipes

Në Përmbyllje

Faleminderit që na mbështesni dhe provoni recetat tona. Jeni të mirëpritur të lini një koment apo pyetje lidhur me recetën apo Blogun tonë. Ne vlerësojmë opinionin tuaj dhe përmirësohemi falë jush.
Mos harroni të na ndiqni në faqet tona pranë rrjeteve sociale Facebook dhe Instagram për të mësuar recetat tona më të fundit.

“As an Amazon Associate, I earn from qualifying purchases. Full disclosure.”

Leave a Comment