Best Oven Baked Chicken Wings Recipe-Krahë Pule Të Pjekur Në Furrë

Pula dhe shpendët janë gatimet e preferuara në çdo familje. Pra, do të sjellim receta të vazhdueshme me pule, duke përdorur pjesë të ndryshme anatomike të saj. Sot, na pëlqen të ndajmë recetën më të mirë të Krahëve Të Pulës Të Pjekur Në Furrë.

Gjithashtu, Ju mund të provoni edhe recetën tjetër të krahëve të pulës Best Crispy Chicken Wings-Krahë Pule Krokantë.

Best Oven Baked Chicken Wings Recipe- Family Cooking Recipes

Përbërësit për 4- Persona

  • 1- kg krahë pule
  • 3- vezë
  • 30-50 ml qumësht
  • 250 g bukë e thërrmuar

Për marinimin

  • 2-3 lugë vaj ulliri
  • 1-limon (lëngu dhe lëkura)
  • 1-lugë tbsp piper i kuq pluhur
  • kripë
  • Piper i zi
  • rozmarinë

Përgatitja

  1. Fillimisht përgatisni krahët e pulës duke i pastruar mirë nga puplat ose qimet. Mund të përdorim një flakë të vogël dhe të kalojmë krahët e pulës mbi flakë për të hequr të gjitha qimet.
  2. Më pas, në një tas tc thellë, shtoni krahët e pulës të pastruar, shtoni erëzat, vajin e ullirit, kripën dhe lëngun e limonit dhe përzieni mirë. Mbulojeni enën me një qese kuzhine dhe vendoseni në frigorifer të pushojë për 1-2 orë.
  3. Më pas në një enë tjetër rrahim vezët, shtojmë qumështin rreth 30 ml, lëkurën e limonit të bluar, kripën.
  4. Në një enë të hapur dhe të sheshtë shtoni bukë e thërrmuar duke i përzier me piper të zi të bluar.
  5. Gjithashtu, përgatisim një tavë pjekjeje duke shtruar letër furre në të.
  6. Pasi kalon koha e marinimit, ngrohni furrën në 180°C/350°F.
  7. Më pas, merrni krahët e pulës dhe ndiqni këtë proces.
    1. Secilin krahë pule e kalojmë fillimisht në përzierjen e vezëve, më pas në thërrimet e bukës, duke e shtyrë dhe rrotulluar që të mbulohet mirë nga të gjitha anët.
    2. Vazhdojmë në këtë mënyrë deri në fund dhe i kalojmë krahët e lyer në tavën për pjekje.
    3. Shtoni pak vaj ulliri mbi krahët e pulës dhe piqini në furrën e parangrohur në 180°C/350°F për 45-50 minuta, derisa krahët e pulës të bëhen krokante dhe të shijshme.

Best Oven Baked Chicken Wings Recipe- Family Cooking Recipes

Gjithashtu, ne mund ti shoqërojmë krahët e pulës me sallatë të freskët, patate të pjekura, salca të ngryshme, apo çfarë ju të preferoni ndryshe.

Në fund, i kalojmë krahët e pjekur në një pjatë servirjese dhe i shërbejmë të ngrohtë.

Ju Bëftë Mirë!

Në Përmbyllje

Faleminderit që na mbështesni dhe provoni recetat tona. Jeni të mirëpritur të lini një koment apo pyetje lidhur me recetën apo Blogun tonë. Ne vlerësojmë opinionin tuaj dhe përmirësohemi falë jush.
Mos harroni të na ndiqni në faqet tona pranë rrjeteve sociale Facebook dhe Instagram për të mësuar recetat tona më të fundit.

“As an Amazon Associate, I earn from qualifying purchases. Full disclosure.”

Leave a Comment