Best Beef Meatloaf Recipe-Qofte Role Me Mish Viçi

Qofte Role Me Mish Viçi (Polpetone) është një pjatë e dytë shumë e shijshme për tu shijuar si në dreka apo darka në familje, por edhe për tu shërbyer me raste festash apo gëzime familjare. Drekat e të dielës shijojnë më tepër me receta si kjo.
Brumi i qoftes është i ngashëm me qoftet e shtëpisë, ndërkohë për mbushjen kemi përdorur djath në feta dhe proshutë. Ju mund të shijoni edhe receta të tjera qoftesh nga Blogu ynë.

Përbërësit

Për qoften

  • 500 g mish i grirë viçi
  • 1 vezë
  • 50 g djath parmixhan i grirë
  • 2 feta buke
  • Erëza, kripë e piper i zi

Për mbushjen

  • 3-4 feta proshute
  • 3-4 feta djath pice
  • 2-3 vezë të ziera

Për të shoqëruar

  • Patate ose sallatë e freskët

Përgatitja

  1. Do të bëjmë gati brumin e qoftes duke i shtuar të gjithë përbërësit në një tas qelqi të madh.
  2. Bukën do ta zbusim me ujë, e kullojmë , e thërmojmë dhe e hedhim në tasin ku kemi pjesën tjetër të përbërësve.
  3. Përgatisim brumin e qoftes duke i përzierë mirë të gjithë përbërësit.Best Beef Meatloaf Recipe-Family Cooking Recipes
  4. Do të hapim brumin e qoftes mbi një letër furre, në një formë drejtkëndore me trashësi 1 cm.
  5. Sipër kësaj shtrese do të vendosim fetat e proshutës dhe të djathit.Best Beef Meatloaf Recipe-Family Cooking Recipes
  6. Në cepin që do të nisim të mbledhim rolenë do të vendosim vezët e ziera të pa prera ose të prera në gjysëm njëra pas tjetrës.Best Beef Meatloaf Recipe-Family Cooking Recipes
  7. E mbledhim rolenë me ndihmën e letrës së furrës dhe ashtu të mbështjellë e fusim në furrë të nxehur më parë në 200 gradë për 45 minuta. Mund të shtoni patate në tavë ose perime të tjera.Best Beef Meatloaf Recipe-Family Cooking Recipes
  8. Nga fundi i pjekjes ja heqim letrën e pjekjes rolesë në mënyrë që të marri një pjekje sipërfaqësore dhe të bëhet kërce.Best Beef Meatloaf Recipe-Family Cooking Recipes
  9. E heqim nga furra dhe e lëmë të ftohet pak para se ta presim në feta dhe ta shërbejmë. Mund ta shoqëroni edhe me një sallatë të freskët.Best Beef Meatloaf Recipe-Family Cooking Recipes

Ju Bëftë Mirë!Best Beef Meatloaf Recipe-Family Cooking Recipes

Në Përmbyllje

Faleminderit që na mbështesni dhe provoni recetat tona. Jeni të mirëpritur të lini një koment apo pyetje lidhur me recetën apo Blogun tonë. Ne vlerësojmë opinionin tuaj dhe përmirësohemi falë jush.
Mos harroni të na ndiqni në faqet tona pranë rrjeteve sociale Facebook dhe Instagram për të mësuar recetat tona më të fundit.
“As an Amazon Associate, I earn from qualifying purchases. Full disclosure.”

Leave a Comment