Beef Liver Pate Recipe-Pate Me Mëlçi Viçi

Pate Me Mëlçi Viçi është një recetë shumë e shijshme. Kjo është një lloj salce kremoze që përftohet nga mëlçitë e grira, shumë e njohur në Europën Veriore dhe Lindore.

Patenë mund ta servirim me bukën e thekur në formë brusketash, apo edhe të prerë në feta dhe ta shërbejmë si një antipastë. Në fakt, receta tradicionale e patesë përgatitet me mëlçi derri dhe dhjam.

Pate është një gatim që i përket kuzhinës franceze, apo vendeve nordike, të cilët në alternativë e përgatisin këtë pjatë me mëlçitë e pulës apo rosës. Gjithashtu pate gatuhet edhe me mëlçi viçi, lepuri, apo peshku.

Pate-ja gjithashtu daton që nga Egjipti i lashtë. Sot duam të sjellim këtë recetë të thjeshtë, më pak përbërës, dhe e aromatizuar si duhet. Pateja në thelb përmban mëlçi, qepë, gjalp apo dhjam, dhe erëzat që duam. Unë kam përdorur gjalp në sasi më të moderuar, por nëse e doni më të yndyrshme mund ta shtoni saninë e gjalpit. Mund të përdorim dafinë, majdanoz, apo manxhuranë për të aromatizuar patenë tonë.

Receta gatuhet fillimisht në tigan, për tu kaluar më vonë më mikser, dhe për tu shijuar për disa orë në frigorifer përpara se të shijohet. Gjithashtu me paten mund të përgatisim edhe salca të tjera shumë të shijshme për ti konsumuar si antipasta, të përgatisim brusketa, etj. Në vijim do ju tregoj një recetë të tillë, bazuar mbi shijet e kuzhinës shqiptare dhe çfare ne na pëlqen në familje.

Ju mund të provoni edhe Fërgesën Me Mëlçi apo Liver And Pasta-Tavë Mëlçi Dhe Makarona

Përbërësit

  • 300 g mëlçi viçi
  • 300 g qepë të thatë të bardhë, ose 2 kokrra të mëdha
  • 75 g gjalp pa kripë
  • ¼ gotë verë e bardhë
  • ¼ lëng mishi, perimesh, ose ujë
  • Kripë, piper, vaj ulliri, manxhuranë e freskët

Për Salcën me pate me mëlçi, gjizë, dhe arra

  • 200 g gjizë
  • 200 g pate me mëlçi
  • 100 g arra të qëruara të grira, ose të prera në copa të vogla
  • Vaj ulliri, kripë, piper

Përgatitja

Gatimi i Patesë

  1. Si fillim, do të pastrojmë qepët dhe i presim hollë në feta. Në një tigan shtojmë 50 g gjalp, dhe një fije vaj ulliri.
  2. Shtojmë qepët në tigan, i lëmë një minutë të shijohen dhe sapo fillojnë të lëshohen do të shtojmë lëngun e perimeve, apo ujë dhe me kapak mbuluar do i gatuajmë në temperaturë të ulët për 25-30 minuta.Beef Liver Pate Recipe-Family Cooking Recipes
  3. Në këtë mënyrë qepët do zbuten dhe nuk do të ndryshojnë ngjyrë. Tek qepët do të shtojmë edhe degët e manxhurasë së njomë. Nëse doni mund ta zëvendësoni me dafinë apo majdanoz.Beef Liver Pate Recipe-Family Cooking Recipes
  4. Mëlçinë e lajmë mirë në ujë të rrjedhshëm, do e thajmë me letër kuzhine dhe e presim në feta të holla.Beef Liver Pate Recipe-Family Cooking Recipes
  5. Do e shtojmë mëlçinë e prepë në tigan, dhe e kaurdisim nga një minutë në secilën anë në temperaturë të lartë. Shtojmë edhe verën dhe e lëmë një minutë të avullojë alkoli.Beef Liver Pate Recipe-Family Cooking Recipes
  6. E fikim zjarrin, e lëmë të ftohet dhe pasi eleminojmë erëzat e përdorura, do e frulojmë në një blender tip nutribullet të cilët i bëjnë një shpërbërje më të mirë. Nëse keni merak dhe përdorni një grirëse tjetër e kalojmë masën në sitë për të eleminuar ndonjë fije apo pjesë të pagrirë mirë.
  7. Purenë e përftuar e shtojmë sërish në tigan dhe shtojmë aty dy lugë plot me gjalp të freskët. E trazojmë një minutë sat ë përthithi gjalpin.Beef Liver Pate Recipe-Family Cooking Recipes
  8. Patenë e vendosim në një formë drejtëkëndore dhe e vendosim në frigorifer të pushojë për 2-3 orë minimumi.
  9. E nxjerrim dhe e presim në feta, ose e shërbejmë sipër bukës se thekur në formë bruskete.
  10. Mund ta konservojmë për 2-3 ditë në frigorifer.Beef Liver Pate Recipe-Family Cooking Recipes

 

Përgatitja e salcës me gjizë

  1. Salca është një përzierje e gjithë përbërësve të listuar më lart. Nëse doni që copat e arrave të ndihen, atëherë në një tas do të shtoni paten me mëlçi, gjizën, arrat në copa dhe do i përziejmë mirë. Do të shtojmë vaj ulliri dhe kripë sipas dëshirës.
  2. Nëse doni që salca të jetë edhe me kremoze, mund ti grini arrat dhe më pas të gjithë përbërësit ti kaloni në një blender. Mund ta shërbëjmë sipër bukës së thekur, ose edhe si një pesto për të shijuar makaronat.Beef Liver Pate Recipe-Family Cooking Recipes

Ju bëftë mirë!

Faleminderit që na mbështesni dhe provoni recetat tona. Jeni të mirëpritur të lini një koment apo pyetje lidhur me recetën apo Blogun tonë. Ne vlerësojmë opinionin tuaj dhe përmirësohemi falë jush.
Mos harroni të na ndiqni në faqet tona pranë rrjeteve sociale Facebook dhe Instagram për të mësuar recetat tona më të fundit.

Leave a Comment