Beef And Rice Recipe-Birjam Dibre

Birjam është një gatim tradicional i krahinës së Dibrës në Verilindje të Shqipërisë, recetë të cilën në familjen tonë e kemi të mësuar dhe ruajtur prej miqve tanë dibranë. Kjo recetë është një pjatë e dytë ku produkti kryesor është orizi dhe mishi. Dikur kjo pjatë është gatuar me mish dashi, por ne sot do e sjellim me mish viçi. Tradita në shumicën e pjatave të kulinarisë shqiptare ka qëne me mish dashi apo bagëtish të imëta, pasi këto ishin llojet e mishit që gjendeshin më shpesh dhe që rriteshin dhe mbarështoheshin më tepër në gjithë vendin krahasuar me gjedhët.

Kjo pjatë realizohet me domate të freskëta të pjekura mirë, të cilat i japim ngjyrë, aromë dhe shije kësaj pjate. Birjami aromatizohet me piper të zi, i cili i jep shije dhe aromë, dhe duke qenë erëza e vetme hidhet pak me tepër se në recetat tona të përditshmërisë. Mund ta gatuajmë dhe servirim këtë pjatë për përditshmëri, por edhë për fundjavë. Dikur gjyshet dibrane e përgatiznin këtë pjatë një ditë përpara dhe e mbulonin me një mbulesë të leshtë, e cila e ruante të ngrohtë gatimin për ta servirur për të nesërmen. Pra është një gatim që mund të konsumohet edhe pas një dite duke u marrë me vete në punë apo ta përgatisni në darkë për drekën e nesërme nëse nuk keni kohë të gatuani herët në mëngjes për familjen tuaj.

Përbërësit për 4 -6 Përsona

  • 400-500 g mish
  • 2 gota uji oriz
  • 4 gota uji lëng mishi
  • 3 domate mesatare të pjëkura mirë
  • 1 qepë e vogël
  • 2 lugë gjalp
  • 2 lugë gjelle vaj ulliri
  • Kripë
  • 10-12 kokrra piper i zi të cilin e grijmë të freskët

Përgatitja

  1. Në fillim do të ziejmë mishin në mënyrë që të këmi gati lëngun e mishit për gatimit e birjamit. Kështu mishin e viçit të prerë në copa do e hedhim në një tenxhere me ujë të ftohtë, 1-1,5 litër ujë sa të mbulohet mishi me pak kripë dhe do e ziejmë mirë.
  2. Ndërkohë do të grijmë qepën imët dhe do e kaurdisim në një tenxhere që nuk ngjit me vaj ulliri dhe 1 lugë gjalp, dhe pasi merr një ngjyrë të lehtë do shtojmë pak nga pak lëng mishi që qepa të zbutet plotësisht.Beef And Rice Recipe-Family Cooking Recipes
  3. Do të shtojmë edhe mishin edhe në copa, të pastruar nga kockat dhe pjesën tjetër të gjalpit dhe i kaurdisin bashkë me qepën.
  4. Ndërkohë pastrojmë domatet nga lëkura dhe farat dhe i grijmë me një renden.
  5. Pasi mishi dhe qepa janë kaurdisur mirë do të shtojmë edhe domatet e grira dhe pak kripë.Beef And Rice Recipe-Family Cooking Recipes
  6. Do kaurdisim edhe domatet dhe pasi ato janë tretur plotësisht do të shtojmë piperin e grirë. Shtojmë edhe orizin e larë me ujë të nxehtë. Pasi e kemi kaurdisur edhe këtë pak minuta do të shtojmë lëngun e nxehtë të mishit në raport një më dy si veprojmë për pilafin tradicional.Beef And Rice Recipe-Family Cooking Recipes
  7. I lëmë të ziejnë më kapak mbuluar në zjarr mesatar, për 15-20 minuta sa të përthithet lëngu plotësisht.Beef And Rice Recipe-Family Cooking Recipes
  8. E servirim të ngrohtë spërkatur me piper të zi të bluar në moment.

Ju bëftë mirë!Beef And Rice Recipe-Family Cooking Recipes

Faleminderit që na ndiqni dhe mbështesni duke vizituar dhe komentuar recetat tona. Jeni të mirëpritur të lini komentet tuaja mbi receten. Ne vlerësojmë mendimin tuaj.

Na ndiqni në Facebook dhe Instagram për të mësuar recetat tona më të fundit.

Leave a Comment