Baked Stuffed Peppers Boats-Speca Varkë Me Djath E Proshutë

Speca Varkë Me Djath Dhe Proshutë ështe një antipastë shumë e shijshme, e cila mund të konsumohet e ngrohtë ose temperaturë ambienti. Specat shijojnë shumë, njesoj si të përgatisim pica, por brumin në këtë rast e zëvendësojmë me specat.
Kjo recetë është e thjeshtë, e shpejtë, dhe një ide shumë e shijshme për një darkë.

Specat të mbushura me djath dhe proshutë në formë varke janë gjithashtu një antipastë plot ngjyra edhe për bankete dhe festa.

Ju mund të provoni Fergese Me Speca edhe speca të mbushur. 

PërbërësitBaked Stuffed Peppers Boats-Family Cooking Recipes

  • Speca jeshil
  • Mortadela ose proshutë
  • Djath pice ose djath tjetër i butë që shkrin në furrë
  • Disa ullinj pa bërthamë
  • Disa domate pomodorini
  • 1 lugë djath parmixhan
  • Erëza majdanoz , rigon
  • Kripë e piper
  • Vaj ulliri

Përgatitja

  1. Lajmë dhe i thajmë specat mirë. Më pas i presim në dy pjesë në mënyrë gjatësore.
  2. Do i pastrojmë nga farat dhe fijet që mund të kenë në brendësi.
  3. Specat i vendosim në një tavë furre dhe i spërkasim me pak kripë e piper të zi.
  4. Do i fusim të marrin një pjekje të lehtë për 10 minuta në furrë të nxehur në 200 gradë.Baked Stuffed Peppers Boats-Family Cooking Recipes
  5. I nxjerrim specat nga furra dhe i mbushim me gjithë përbërësit që kemi listuar më sipër, të cilët i kemi prerë në kubik të vegjël.
  6. Tavën me specat e mbushur do e fusim përsëri në furrë për 10-12 minuta dhe i servirim me vaj ulliri sipër, majdanoz të freskët dhe rigon të tharë.

Ju bëftë mirë!Baked Stuffed Peppers Boats-Family Cooking Recipes

Në Përmbyllje

Faleminderit që na mbështesni dhe provoni recetat tona. Jeni të mirëpritur të lini një koment apo pyetje lidhur me recetën apo Blogun tonë. Ne vlerësojmë opinionin tuaj dhe përmirësohemi falë jush.

Mos harroni të na ndiqni në faqet tona pranë rrjeteve sociale Facebook dhe Instagram për të mësuar recetat tona më të fundit.

“As an Amazon Associate, I earn from qualifying purchases. Full disclosure.”

Leave a Comment