Baked Chicken Wings And Rice-Krahë Pule Me Oriz Në Furrë

Krahë Pule Me Oriz Dhe Perime Në Furrë është një pjatë e dytë shumë e shijshme për gjithë familjen.
Krahët e pulës janë të pëlqyeshëm për familjen time, kështu që ne i gatuajmë në shumë mënyra. Këtë herë kemi zgjedhur ti kombinojmë me orizin dhe perime. Do të jetë dhe vakt i plotë, i shëndetshëm dhe shumë i shijshëm për të gjithë.

Gatimi përgatitet lehtë dhe shpejtë. E gatuajmë pjesërisht në tigan dhe e përfundojmë gatimin në furrë.
Ju mund të provoni edhe krahë pule krokantë ose krah pule të furrës.

Përbërësit

  • 300 g oriz
  • 1 qepë
  • 1 kungull i vogël
  • Krahë pule 500 g
  • 1 spec jeshil
  • 1 karrotë
  • Kripë e piper
  • Vaj ulliri
  • Majdanoz ose nenexhik

Përgatitja

  1. Në fillim do të presim qepën hollë dhe do ta shtojmë në një tenxhere me vaj ulliri. E gatuajmë në zjarr të mesëm sa të zbutet.
  2. Shtojmë perimet e tjera të prera në kubik të vegjël. I kavërdisim të gjitha për disa minuta dhe shtojmë krahët e pulës të cilat i kemi larë e pastruar nga pupla e qime që mund të kenë.Baked Chicken Wings And Rice-Family Cooking Recipes
  3. I kavërdisim të gjitha bashkë për 5 minuta dhe shtojmë ujë e kripë.Baked Chicken Wings And Rice-Family Cooking Recipes
  4. E lëmë të ziejë për 10 -15 minuta që të lëshojë shijen mishi dhe perimet. Kjo do të bëjë që orizi të dali më i shijshëm.Baked Chicken Wings And Rice-Family Cooking Recipes
  5. Pasi të ketë zierë do të shtojmë orizin dhe duhet ta gatuajmë aty në tenxhere për 10 minuta. Kjo për efekt kohe, që në furrë të mos vonohemi.Baked Chicken Wings And Rice-Family Cooking Recipes
  6. E shtojmë të gjithën në tavë dhe shtojmë edhe piper të zi të grirë në moment. Mund të shtoni edhe erëza të tjera si nenexhiku. Do të llogarisim lëngun për 300 g oriz duhet rreth 1 l lëng. Mund ta përgatisni edhe duke shtuar direkt orizin në tavë me mishin dhe lëngun por do të duhet dyfishi i kohës për tu bërë gati.
  7. Ne e nxehim furrën më parë në 220 gradë dhe e pjekim për 25 minuta.
  8. Në fund shtojmë majdanozin e freskët dhe e servirim të ngrohtë.

Ju Bëftë Mirë!Baked Chicken Wings And Rice-Family Cooking Recipes

Në Përmbyllje

Faleminderit që na mbështesni dhe provoni recetat tona. Jeni të mirëpritur të lini një koment apo pyetje lidhur me recetën apo Blogun tonë. Ne vlerësojmë opinionin tuaj dhe përmirësohemi falë jush.

Mos harroni të na ndiqni në faqet tona pranë rrjeteve sociale Facebook dhe Instagram për të mësuar recetat tona më të fundit.

“As an Amazon Associate, I earn from qualifying purchases. Full disclosure.”

Leave a Comment