Bacon Mushroom Risotto Recipe-Rizoto Me Pançetë Dhe Kërpudha

Rizoto Me Pançetë Dhe Kërpudha është një pjatë shumë e shijshme për vaktet tuaja të drekës apo darkës. Kjo pjatë shijon më së miri në Vjeshtë, ku dhe kërpudhat gjithmonë i gjejmë të freskëta.
Kombinimi i Kërpudhave Piopini me Pançetë është shumë i shijshëm, dhe kjo risotto është një pjatë e parë për dreka apo darka në familje dhe me miq.
Në një drekë në fundjavë, kombinuar me një pjatë të dytë më bazë mishi apo pule është super e shijshme.

Por edhe e servirur si një pjatë unike për një darkë të lehtë, shoqëruar me një sallatë apo antipastë është sërish jo vetëm e shijshme por përmban vlerat e nevojshme ushqimore për një vakt të tillë.

Ju mund të provoni edhe Egg Tagliolini Pasta-Tagliolini Të Freskëta Me Kërpudha Piopini

PërbërësitBacon Mushroom Risotto Recipe-Family Cooking Recipes

  • Oriz 350 g
  • Kërpudha një tufë Piopini të bardha
  • Pançetë 1 pako 100 g
  • Karrotë 1
  • Qepë1 /2
  • Vaj ulliri
  • Djath i grirë dhe gjalp
  • Lëng perimesh 2 l (qepë, karrotë, selino, ujë dhe kripë)
  • Kripë, piper dhe majdanoz
  • 1/2 gotë verë e bardhë

Përgatitja

  1. Në fillim do të vendosim në një tenxhere 1 qepë, 1 karrotë dhe një degë selino. Do i mbulojmë me ujë, shtojmë edhe pak kripë. Do i ziejmë për 20 minuta, për të pregatitur lëngun e perimeve për rizoton. Mund të përdorni edhe lëng pule nqs dëshironi.
  2. Në vijim, do të grijmë qepën hollë dhe e kavërdisim me vaj ulliri. Aty do të shtojmë karrotën dhe pançetën të prera në kubikë të vegjël.Bacon Mushroom Risotto Recipe-Family Cooking Recipes
  3. Vazhdojmë gatimin derisa të shohim që pançeta është bërë krokante.
  4. Ndërkohë, kërpudhat i kemi shkëputur nga dega e tyre. I shpëlajmë me shpejtësi në ujë të rrjedhshëm dhe i kullojmë mirë.Bacon Mushroom Risotto Recipe-Family Cooking Recipes
  5.  Shtojmë Pioppinit në tenxheren ku kavërdisëm qepën dhe karrotën ashtu siç janë. Shtojmë pak kripë. I gatuajmë për pak minuta të gjitha bashkë.
  6. Shtojmë orizin dhe e rrotullojmë sa të shohim që ka marrë nxehtësinë e duhur dhe kokrra fillon të zbardhet. E shuajmë me verën e bardhë dhe presim sa të avullojë alkoli.Bacon Mushroom Risotto Recipe-Family Cooking Recipes
  7. I shtojmë lëng të nxehtë orizit sa të mbulohet dhe vazhdojmë gatimin si në çdo rizoto tjetër.
  8. E gatuajmë rizoton duke e përzierë dhe duke shtuar lëng gradualisht.Bacon Mushroom Risotto Recipe-Family Cooking Recipes
  9. Në fund të gatimin duhet të shtojmë djathin parmixhan të grirë dhe pak gjalp të freskët.Bacon Mushroom Risotto Recipe-Family Cooking Recipes
  10. E përziejmë dhe duhet të rezultojë i butë dhe kremoz.
  11. Në përfundim, i grijmë piper të zi sipër dhe majdanoz të freskët.
  12. E shërbejmë rizotton menjëherë të ngrohtë.Bacon Mushroom Risotto Recipe-Family Cooking Recipes

Ju Bëftë Mirë!

Në Përmbyllje

Faleminderit që na mbështesni dhe provoni recetat tona. Jeni të mirëpritur të lini një koment apo pyetje lidhur me recetën apo Blogun tonë. Ne vlerësojmë opinionin tuaj dhe përmirësohemi falë jush.
Mos harroni të na ndiqni në faqet tona pranë rrjeteve sociale Facebook dhe Instagram për të mësuar recetat tona më të fundit.

“As an Amazon Associate, I earn from qualifying purchases. Full disclosure.”

Leave a Comment