Winter Minestrone Recipe-Minestrone Dimërore

Minestrone Dimërore është një supë shumë e shijshme që duhet ta gatuajmë çdo javë gjatë stinës së dimrit. Unë po ndaj me ju një prej mënyrave që mund të kombinoni perimet e kësaj stine për një supë shumë të shëndetshme. Ju ndërkohë në të njëjtën mënyrë mund të shtoni, hiqni ose zëvendësoni ndonjë nga perimet duke eksperimentuar për shije të reja.

Kjo recetë mund të konsumohet nga gjithë familja përfshirë dhe fëmijët kur fillojnë të hanë në copa. Supat duhet të jenë pjesë e menusë sonë duke qenë se jemi në një stinë të ftohtë shoqëruar me viroza. Gjithashtu duke konsumuar sa më shumë perime përgatisim organizmin tonë për muajt e ardhshëm.

Ju mund të provoni edhe Minestrone klasike.

Përbërësit

  • 1- presh
  • 1- qepë e thatë ose 2 qepë të njoma
  • një karrotë
  • 1- degë selino
  • 1- fetë kungull i verdhë
  • 1-2 patate
  • ½ lulelakër
  • 100 g bizele
  • 1-2 lugë pure domate
  • Kripë, piper, vaj ulliri
  • Ujë ose lëng pule
  • Ërëza sipas dëshirës

Përgatitja

  1. Si fillim lajmë përimet me kujdes dhe fillojmë i pastrojmë dhe i presim imët. Kështu presim preshim dhe qepën imët. Presim selinonë në kubikë.
  2. Do të pastrojmë karrotën dhe do e presim edhe atë në kubikë të vegjël.
  3. Qërojmë pataten dhe kungullin dhe i presim në kubikë. Lulelakrën e presim apo ndajmë mo dorë në copa të vogla sipas lulesës.
  4. Në një tenxhere do të shtojmë vaj ulliri, preshin, qepën, karrotën dhe selinonë e prera dhe i kaurdisim disa minuta sa të zbuten. Winter Minestrone Recipe-Family Cooking Recipes
  5. Do të shtojmë domaten pure dhe e kaurdisim dhe 1-2 minuta. Shtojmë kungullin, pataten, lulelakrën dhe në fund bizelen dhe i kaurdisim edhe 1-2 minuta. Shtojmë kripë, piper, dhe mbulojmë më ujë apo lëng perimesh.
  6. Do i ziejmë në temperaturë të ulët për 35-40 minuta me kapak mbuluar.Winter Minestrone Recipe-Family Cooking Recipes
  7. Në fund e shijojmë me vaj ulliri, piper, dhe erëza sipas dëshirës. Nëse dëshironi mund të shtoni edhe lëng limoni kur ta shërbeni.

Ju Bëftë Mirë!

Winter Minestrone Recipe-Family Cooking Recipes

Në Përmbyllje

Faleminderit që na mbështesni dhe provoni recetat tona. Jeni të mirëpritur të lini një koment apo pyetje lidhur me recetën apo Blogun tonë. Ne vlerësojmë opinionin tuaj dhe përmirësohemi falë jush.
Mos harroni të na ndiqni në faqet tona pranë rrjeteve sociale Facebook dhe Instagram për të mësuar recetat tona më të fundit.

“As an Amazon Associate, I earn from qualifying purchases. Full disclosure.”

Leave a Comment