Best Minestrone Soup Recipe- Supë Minestrone

Supat me Perime janë shumë të shijshme dhe na shijojnë aq shumë në çdo stinë, por sidomos kur koha fillon freskon i konsideroj një gatimet më të shijshme për një vakt të ngrohtë e plot shije. Sot duam të sjellim për ju një recetë të Supës Minestrone, një pjatë e parë vegjetariane që ju mund ta gatuani dhe konsumoni në çdo stinë. Në këtë recetë kam ndërthurur përbërës të stinës së Dimrit me zarzavate të tjera që ende i gjejmë të freskëta në treg.

Përbërësit për 4- 6 Persona

  • 1 qepë e thatë
  • 1 kokë preshi, pjesa e bardhë
  • 1-2 qepë të njoma
  • 1 karrotë
  • 1 degë selino
  • 1 kungull jeshil
  • 1 spec i kuq
  • 1 spec jeshil ose i verdhë
  • 1 patate
  • 1 patëllxhan
  • 1 domate e pjekur
  • ½ brokoli e vogël
  • 100 -200 g kungull i verdhë nëse ju ndodhet
  • 150-200 g spinaq
  • 100 -200g bizele
  • 2 thelpinj hudhra
  • Majdanoz i freskët
  • Kripë, piper, vaj ulliri

Përgatitja

  1. Do të lajmë dhe pastrojmë perimet nga lëkura (ato që janë me lëkurë) dhe do i presim të gjitha në kubikë të vegjël.
    Kështu fillojmë me qepët dhe preshin, i lajmë, pastrojmë, dhe presim imët dhe do i kaurdisim në temperaturë mesatare në një tenxhere me pak vaj ulliri mbuluar me kapak.
  2. Pasi zbuten pak, do të shtojmë me radhë karrotën, selinonë dhe kungullin e prerë kubikë. Pasi kaurdisen edhe këto për 2-3 minuta, shtojmë patëllxhanin, pataten, bizelet, lulet e brokolit dhe spinaqin e prerë në copa (unë e blashëroj spinaqin më parë).
  3. Do të shtojmë domatën pa lëkurë dhe të prerë në kubikë. Shtojmë pak kripë, piper, majdanoz të freskët të grirë imët, dhe i kaurdisim edhe për pak minuta të tjera në zjarr të ulët.
  4. Do të shtojmë lëng mishi ose ujë, rreth 1-1.2 litra dhe i ziejmë më kapak mbuluar për rreth 20 minuta.Best Minestrone Soup Recipe-Family Cooking Recipes
  5. E shijojmë supën me kripë, piper, majdanoz të grirë imët dhe e servirim të ngrohtë bashkë me një fetë limon.Best Minestrone Soup Recipe-Family Cooking Recipes

Ju bëftë mirë! Best Minestrone Soup Recipe-Family Cooking Recipes

Faleminderit që vizitoni faqen tonë dhe na ndiqni në mënyrë të rregull. Njehuni të lirë të ndani recetën dhe mendimin tuaj mbi të me ne.

Na ndiqni në Facebook dhe Instagram për të mësuar recetat tona më të fundit.

Leave a Comment