Portokalopita është një ëmbëlsirë tradicionale e kuzhinës greke me bazë frutin e portokallit. Ëmbëlsira bën pjesë në grupin e ëmbëlsirave me sherbet dhe gatuhet me petë bakllavaje.
Si vende fqinje dhe shumica e shqiptarëve kanë të afërm emigrante në atë vend, kemi huazuar receta të ndryshme. Receta që po ndajmë sot është një nga të parapëlqyerat tona. Portokalli është një frut që përdoret gjerësisht ne receta gatimi gjatë stinës së dimrit si në biskota, kek, sallatë, etj.
Kjo është një ëmbëlsirë që shijon më së miri edhe gjatë këtij muaji festash. Nëse ju pëlqejnë ëmbëlsirat me sherbet mund të provoni edhe Kadaifin me arra dhe bakllavanë me arra.
Përbërësit
- 1 pako petë për bakllava 450 g
- Vezë 3
- Sheqer 150 g
- Qumësht 250 ml
- Vaj 250 ml
- Lëkurë portokalli
- 2 portokalle
- Fryrës për ëmbëlsira 1 pako
- Vanilje
Për sherbetin
- 500 g sheqer
- 350 ml lëng portokalli + ujë
- Një shkop kanellë
- 1 fetë portokall
Përgatitja
- Në fillim do të përgatisim petët duke i mbedhur pale-pale si firzamonike.
- I vendosim në një tavë dhe i thajmë në furrë me 100 gradë për 1 orë.
- Ndërkohë do të vendosim 2 portokalle të ziejnë për 1 orë dhe i lëmë të ftohen. Portokallet i ziejmë vetëm me ujë me kapak mbuluar.
- Do të përgatisim dhe sherbetin. Kështu shtojmë në një tenxhere përbërësit për sherbetin dhe e vëmë në zjarr të ziejë sa te marri një vlim dhe e lëmë të ftohet.
- Bëjmë masën kremoze. Do ti presim portokallet e ziera në mes dhe i shtrydhim lëngun, të cilin nuk e përdorim.
- Tulin e portokallit e hedhim në një tas të madh dhe shtojmë sheqerin dhe i përziejmë mirë me mikserin me korent, që të bëhet një masë kremoze.
- Shtojmë vezët, vajin, qumështin dhe aromat. Shtojmë edhe fryrësin dhe e përziejmë mirë që të bëhet një masë homogjene.
- Ndërkohë petët janë tharë dhe i thërmojmë imët. Masën e petëve e hedhim te masa kremoze pjesë-pjesë dhe e përziejmë mirë.
- Brumin e formuar e hedhim në 1 tavë qelqi pirex të lyer me gjalp dhe miell dhe e pjekim ëmbëlsirën në furrë të nxehur në 170 gradë për 45 minuta.
- Gjithsesi do bëjmë provën me kunj dhëmbësh.
- E nxjerrim portokalopitën nga furra, e lëmë disa minuta dhe i hedhim sherbetin e ftohtë sipër.
- Kur të përthithet i gjithi sherbeti pas pak minutash, do e presim në copa si të dëshironi ju. E lëmë të ftohet dhe e servirim ashtu siç është, shoqëruar me akullore ose kafe.
Ju Bëftë Mirë!
Në Përmbyllje
“As an Amazon Associate, I earn from qualifying purchases. Full disclosure.”