Sallatë Me Spinaq Dhe Avokado është një recetë shumë e shijshme për tu shijuar si një pjatë unike ose për të shoqëruar pjatat tuaja në një drekë apo darkë në familje apo me miq.
Ashtu si dhe sallatat e tjera me spinaq, jeshillëqe, apo avokado, edhe kjo recetë është shumë e shëndetshme dhe e lehtë në kalori.
Përgatitja është shumë e thjeshtë, mjafton që të lajmë mirë spinaqin dhe përbërësit e tjerë. Mund të përdorni sodë bukë ose uthull për të larë jeshillëqet.
Duke pasur gati përbërësit në tavolinë, montimi dhe marinimi i sallatës bëhet në pak minuta.
Përbërësit
- 1 tufë spinaq
- Gjethe sallate jeshile
- Pomodorini
- Mocarela të vogla
- 1 avokado
- Kripë , vaj ulliri, lëng limoni
- Shegë
- Majdanoz i freskët
Përgatitja
- Do të lajmë spinaqin dhe sallatën jeshile dhe do ti grijmë si për sallatë. Mund ti copëtoni edhe me dorë.
- Do të presim avokadon në mes dhe i heqim bërthamën. E presim tulin e tij në feta ose kubik dhe e shtojmë në tas.
- Shtojmë domatet e prera përgjysëm dhe mocarelat e vogla. Mund ta keni edhe në një copë dhe ta pritni në kubik ose të shtoni ndonjë djath tjetër që preferoni.
- Shtojmë edhe kokrrat e shegës dhe e marinojmë me një salcë limoni,vaj ulliri dhe kripë duke i përzierë një herë veçmas dhe pastaj ja shtojmë sallatës.
- E përziejmë që të marri shije dhe e servirim. Mund ta shoqëroni me fileto salmoni, pulë ,ose si sallatë individuale.
Ju Bëftë Mirë!
Në Përmbyllje
Faleminderit që na mbështesni dhe provoni recetat tona. Jeni të mirëpritur të lini një koment apo pyetje lidhur me recetën apo Blogun tonë. Ne vlerësojmë opinionin tuaj dhe përmirësohemi falë jush.
Mos harroni të na ndiqni në faqet tona pranë rrjeteve sociale Facebook dhe Instagram për të mësuar recetat tona më të fundit.
“As an Amazon Associate, I earn from qualifying purchases. Full disclosure.”