Rizoto Me Pançetë Dhe Kërpudha është një pjatë shumë e shijshme për vaktet tuaja të drekës apo darkës. Kjo pjatë shijon më së miri në Vjeshtë, ku dhe kërpudhat gjithmonë i gjejmë të freskëta.
Kombinimi i Kërpudhave Piopini me Pançetë është shumë i shijshëm, dhe kjo risotto është një pjatë e parë për dreka apo darka në familje dhe me miq.
Në një drekë në fundjavë, kombinuar me një pjatë të dytë më bazë mishi apo pule është super e shijshme.
Por edhe e servirur si një pjatë unike për një darkë të lehtë, shoqëruar me një sallatë apo antipastë është sërish jo vetëm e shijshme por përmban vlerat e nevojshme ushqimore për një vakt të tillë.
Ju mund të provoni edhe Egg Tagliolini Pasta-Tagliolini Të Freskëta Me Kërpudha Piopini…
Përbërësit
- Oriz 350 g
- Kërpudha një tufë Piopini të bardha
- Pançetë 1 pako 100 g
- Karrotë 1
- Qepë1 /2
- Vaj ulliri
- Djath i grirë dhe gjalp
- Lëng perimesh 2 l (qepë, karrotë, selino, ujë dhe kripë)
- Kripë, piper dhe majdanoz
- 1/2 gotë verë e bardhë
Përgatitja
- Në fillim do të vendosim në një tenxhere 1 qepë, 1 karrotë dhe një degë selino. Do i mbulojmë me ujë, shtojmë edhe pak kripë. Do i ziejmë për 20 minuta, për të pregatitur lëngun e perimeve për rizoton. Mund të përdorni edhe lëng pule nqs dëshironi.
- Në vijim, do të grijmë qepën hollë dhe e kavërdisim me vaj ulliri. Aty do të shtojmë karrotën dhe pançetën të prera në kubikë të vegjël.
- Vazhdojmë gatimin derisa të shohim që pançeta është bërë krokante.
- Ndërkohë, kërpudhat i kemi shkëputur nga dega e tyre. I shpëlajmë me shpejtësi në ujë të rrjedhshëm dhe i kullojmë mirë.
- Shtojmë Pioppinit në tenxheren ku kavërdisëm qepën dhe karrotën ashtu siç janë. Shtojmë pak kripë. I gatuajmë për pak minuta të gjitha bashkë.
- Shtojmë orizin dhe e rrotullojmë sa të shohim që ka marrë nxehtësinë e duhur dhe kokrra fillon të zbardhet. E shuajmë me verën e bardhë dhe presim sa të avullojë alkoli.
- I shtojmë lëng të nxehtë orizit sa të mbulohet dhe vazhdojmë gatimin si në çdo rizoto tjetër.
- E gatuajmë rizoton duke e përzierë dhe duke shtuar lëng gradualisht.
- Në fund të gatimin duhet të shtojmë djathin parmixhan të grirë dhe pak gjalp të freskët.
- E përziejmë dhe duhet të rezultojë i butë dhe kremoz.
- Në përfundim, i grijmë piper të zi sipër dhe majdanoz të freskët.
- E shërbejmë rizotton menjëherë të ngrohtë.
Ju Bëftë Mirë!
Në Përmbyllje
“As an Amazon Associate, I earn from qualifying purchases. Full disclosure.”