Tuna Fusilli-Fusili Me Ton E Ullinj

Fusili Me Ton Dhe Ullinj është një pjatë e parë e cila përgatitet shpejt, me pak përbërës dhe që shijon shumë.

Kjo është një recetë që mund ta përgatisim në përditshmëri, një ide për një darkë të shpejtë, apo drekë.

Ju mund të provoni edhe Kungulleshka Me Ton, apo Fusili Me Perime.

PërbërësitTuna Fusilli- Family Cooking Recipes

  • 400 g makarona fusili
  • 250 g ton në vaj
  • 50 g ullinj të zinj
  • 1 kungull jeshil
  • 400 ml Salcë domatesh
  • Një tufë rukola e freskët
  • Kripë e piper
  • Hudhë
  • Vaj ulliri
  • Majdanoz i freskët

Përgatitja

  1. Do të vendosim një tenxhere me ujë të vlojë për zierjen e makaronave dhe ndërkohë do të përgatisim salcën.
  2. Në një tigan të thellë do të hedhim vaj ulliri dhe një thelp hudhër.
  3. Do të shtojmë ullinjtë dhe kungullin e prerë hollë.
  4. Pas disa minuta, kur kungulli Ka filluar të zbutet, do të shtojmë tonin, të cilin e kemi kulluar nga vaji.Tuna Fusilli- Family Cooking Recipes
  5. Vijojmë gatimin duke shtuar salcën e domates dhe e shijojmë salcën që po gatuajmë me kripë e piper.
  6. Do e gatuajmë për 2-3 minuta, e shijojmë në fund edhe me majdanoz të freskët dhe salca jonë është gati.Tuna Fusilli- Family Cooking Recipes
  7. Ndërkohë i ziejmë makaronat “al dente”, i kullojmë nga uji dhe i shtojmë te salca. Tuna Fusilli- Family Cooking RecipesShtojmë aty dhe pak nga uji i makaronave dhe i përziejmë edhe 1 minutë në tiganin e salcës që të marrin shije.Tuna Fusilli- Family Cooking Recipes
  8. I shërbejmë të ngrohta, me gjethe rukole të freskët sipër dhe një fije vaj ulliri. Mund të shtoni dhe djath grana të grirë në qoftë se e preferoni.

Ju bëftë mirë!Tuna Fusilli- Family Cooking Recipes

Faleminderit që na mbështesni dhe provoni recetat tona. Jeni të mirëpritur të lini një koment apo pyetje lidhur me recetën apo Blogun tonë. Në vlerësojmë opinionin tuaj dhe përmirësohemi falë jush.
Mos harroni të na ndiqni në faqet tona pranë rrjeteve sociale Facebook dhe Instagram për të mësuar recetat tona më të fundit.

Leave a Comment