Easy Fusilli Pasta Recipe-Fuzili Me Perime

 

Kjo recetë e makaronave Fuzili me Perime është shumë verore dhe një pjatë e parë plot shije për vaktin tuaj të drekës apo darkës.
Është pjatë shumë e thjeshtë, por ju do të ndiheni harmoninë e perimeve me makaronat gjatë shijimit të saj. Një recetë shumë e dashur për të gjithë që pëlqejnë gatimet vegjetariane dhe konsumojnë më tepër perimet.

Përbërësit -4 Persona

  • 1 qepë e kuqe
  • 1 thelp hudhër
  • 1 karrotë
  • 1 kungulleshkë
  • 1/2 spec i kuq
  • 1/2 spec jeshil
  • 1 patëllxhan i madh ose 2 të vegjël.
  • 1-2 Domate të pjekura
  • 1-2 gjethe dafine, një degë rozëmarinë, majdanoz, trumzë, sherebel, ose erëza të tjera që ju pëlqejnë.
  • 50 g djath i grirë parmixhan
  • Vaj ulliri, kripë, Piper

Përgatitja

  1. Mbudhim tenxheren me ujë dhe e vëmë të ziejë për gatimin e makaronave.
  2. Në një tigan, shtojmë pak vaj ulliri, qepën dhe hudhrën e grirë, si dhe gjethet e dafinës, degën e rozëmarinës, sherebel. I lëmë të gatuhen me kapak mbuluar derisa qepa të zbutet. Nëse nevojitet shtoni pak ujë.Easy Fusilli Pasta Recipe-Family Cooking Recipes
  3. Shtojmë perimet e prera kubikë me radhë në tigan. Kështu shtojmë karrotën, kungullin, specin, patëllxhanin, i kaurdisim bashkë me qepën dhe sa të nisin të zbuten shtojmë domaten e grirë me rende ose të prerë kubikë.
    Shtojmë kripë, piper, dhe i lëmë të gatuhen së bashku gjithë perimet të krijojnë salcën e makaronave. Perimet i gatuajmë në nxehtësi mesatare, pa ju a prishur formën.Easy Fusilli Pasta Recipe-Family Cooking Recipes
  4. Ndërkohë kemi hedhur kripë në tenxheren që vlon dhe makaronat të ziejnë, 1-2 minuta më pak se koha e paketimit.
  5. Sapo makaronat janë gati, i kullojmë dhe i shtojmë te salca dhe i përziejmë me kujdes për 1-2 minuta.
    I shtojmë dhe pak ujë nga i zierjes së makaronave nëse salca është shumë e thatë, shtojmë vaj ulliri, erëza dhe i shërbejmë të ngrohta.
    Në pjatë u shtojmë djath të grirë parmixhan.Easy Fusilli Pasta Recipe-Family Cooking Recipes

Ju bëftë mirë!

Faleminderit që ndaluat dhe vizituat këtë recetë. Ndjehuni të lirë të lini komentet, pyetjet tuaja apo ndani recetën.

Leave a Comment