Easy Rice Pudding Recipe-Sultjash

Sultjash apo puding orizi siç njihet ndryshe është një nga ëmbëlsirat me të cilat jemi rritur. Sultjashi mund të gatuhet edhe në furrë, mund ti shtojmë fruta të thata, apo të kombinojmë llojet e qumështit të përdorur. Ne sot duam të ndajmë recetën tradicionale dhe më të thjeshtë. Gjërat e thjeshta janë të shijshme.

Kjo është një ëmbëlsirë e thjeshtë dhe shumë e ushqyeshme, që preferohet shumë edhe nga fëmijët. Ajo përgatitet me lehtësi dhe mund të konsumohet për mëngjes, si një vakt i ndërmjetëm ose si ëmbëlsirë pas një vakti.

Për një version me më pak kalori mund të pakësoni sasinë e sheqerit dhe të përdorni një qumësht vegjetal dhe me pak yndyrë.

Ju mund të provoni edhe Zerde, apo Qumështor.

Përbërësit

  • 1 filxhan oriz
  • 1-1.2 l qumësht
  • 3 lugë sheqer
  • Pak kripë
  • 1 lugë niseshte
  • Kanellë pluhur dhe shkop

Përgatitja

  1. Si fillim do të vendosim orizin për tu zierë me ujë dhe pak kripë në raportin 1 oriz dhe 2 ujë.
  2. Pasi të ketë thithur të gjithë ujin orizi, do të shtojmë qumështin. Do ta shtojmë me pjesë dhe do ta përziejmë vazhdimisht me lugë druri që të mos ngjisi në fundin tenxheres.Easy Rice Pudding Recipe-Family Cooking Recipes
  3. E gjithë masa do të gatuhet në temperaturë të ulët. Qëllimi është që orizi të shpërbëhet duke zierë ngadalë dhe të formohet një masë kremoze. Shtojmë brenda dhe një shkop kanelle për aromë.
  4. Sheqerin do ta shtojmë në fund sipas ëmbëlsisë që dëshirojmë të ketë sultjashi.Easy Rice Pudding Recipe-Family Cooking Recipes
  5. Pasi të ketë përfunduar ky proces, do të shtojmë edhe niseshtenë e holluar me ujë ose qumësht.
    Kjo do ta trashi edhe më mirë sultiashin. Mund të përdorni edhe miell orizi në vend të niseshtes. Mua personalisht më pëlqen kremoziteti që krijon niseshteja.Easy Rice Pudding Recipe-Family Cooking Recipes
  6. Në përfundim, e ndajmë në tasa njëracionësh dhe e pluhurosim me kanellë pluhur sipër.
  7. E shërbejmë të vakët ose të ftohtë sipas dëshirës.

Ju bëftë mirë!Easy Rice Pudding Recipe-Family Cooking Recipes

Faleminderit që na mbështesni dhe provoni recetat tona. Jeni të mirëpritur të lini një koment apo pyetje lidhur me recetën apo Blogun tonë. Në vlerësojmë opinionin tuaj dhe përmirësohemi falë jush.
Mos harroni të na ndiqni në faqet tona pranë rrjeteve sociale Facebook dhe Instagram për të mësuar recetat tona më të fundit.

Leave a Comment