Petulla Me Kos-Petulla Të Mbushura Me Djath

Petulla të mbushura me djath është një recetë e thjeshtë, me pak përbërës dhe e shpejtë.

Këto petulla janë një ushqim i shijshëm për mëngjeset tuaja, por edhe për bankete, aperitivë, apo piknik.

Tani që koha po ngrohet ndjeshëm, piknikët apo fundjavat tona në natyrë do të jenë edhe me të shpeshta. Përgatitja e recetave të tilla si petulla, pite, crepe, muffins, apo panine, janë një zgjidhje e mirë për gjithë familjen.

Le ti përgatisim vetë ushqimet tona të piknikut. Në këtë mënyrë, familjarët dhe fëmijët tanë do të shijojnë gatimet e përgatitura nga duart tona, të freskëta dhe të sigurta.

Ju mund të provoni edhe Petulla me Maja.

PërbërësitPetulla Me Kos-Family Cooking Recipes

  • 400 g miell
  • 350 ml kos
  • 1 vezë
  • Pak kripë
  • 1 lugë kafe sodë buke
  • 100 g djath i butë ( emental)

Përgatitja

  1. Për të përgatitur këto petulla duhet shumë pak kohë dhe janë shumë të shijshme. Do të përziejmë kosin me vezën, kripën dhe do të hedhim gradualisht miellin e përzierë me sodën e bukës.
  2. Do ta përziejmë mirë dhe do të formojmë një brum të trashë si për petulla.
  3. Presim djathin në kuba dhe do ti shtojmë te brumi.
  4. Petulla Me Kos-Family Cooking RecipesVendosim një tigan me vaj për skuqje të nxehet.
  5. Me anë të një luge do të marrim secilën cope djathi por duke e rrotulluar me kujdes që të mbështillet nga të gjitha anët  me brum.Petulla Me Kos-Family Cooking Recipes
  6. Do ti skuqim petullat në vaj sa të marrin ngjyrë të kuqërremtë.Petulla Me Kos-Family Cooking Recipes I shërbejmë të ngrohta dhe do të shohim që djathi brenda tyre ka shkrirë. Ideale për mengjese dhe aperitivë.

Ju bëftë mirë!Petulla Me Kos-Family Cooking Recipes

Faleminderit që na mbështesni dhe provoni recetat tona. Jeni të mirëpritur të lini një koment apo pyetje lidhur me recetën apo Blogun tonë. Në vlerësojmë opinionin tuaj dhe përmirësohemi falë jush.

Mos harroni të na ndiqni në faqet tona pranë rrjeteve sociale Facebook dhe Instagram për të mësuar recetat tona më të fundit.

Leave a Comment