Salcë Guacamole është një salcë vegane me origjinë nga kuzhina Meksikane, e cila përgatitet nga avokado, kripë, domate dhe erëza të ndryshme.
Avokado është një frut që ka shumë vlera ushqyese sidomos yndyrna të mira. Kështu që rekomandojmë ta bëni pjesë të dietës suaj ushqimore. Avocado mund të përdoret si përbërës në një larmi recetash, por më tipike janë sallata të ndryshme dhe salcat, një prej të cilave është salca meksikane e quajtur Guacamole.
Për të përgatitur një salcë Guacamole të shijshme duhet që avokado të jetë i butë dhe i pjekur mirë në mënyrë që salca të dali sa më kremoze.
Kjo salcë është një shoqëruese shumë e shijshme e pjatave të dyta, sidomos mishi i pulës dhe shpendëve, por njëkohësisht mund ta përdorim për përgatitje brusketash, sanduicesh, të shoqërojmë nachos, etj.
Përbërësit
- 1 avokado e pjekur e butë
- 1/2 Limon
- Vaj ulliri
- Kripë e piper
- 2 domate të vogla
- Pak qepë
- Spec djegës
- Majdanozi freskët
Përgatitja
- Pasi e kemi larë dhe tharë frutin e Avokados, e presim në dy pjesë, heqim bërthamën, dhe me ndihmën e një lugë, do ti nxjerrim tulin, të cilin e vendosim në një tas.
- I shtojmë pak qepë të prerë hollë dhe domatet të prera hollë, gjithashtu.
- Do ta marinojmë këtë përzierje me kripë, piper të zi, spec djegës të thatë, lëng limoni dhe vaj ulliri. Në varësi të shijeve personals, mund të shtojmë edhe majdanoz të freskët.
- Do ta përziejmë mirë dhe do ta servirim në tasa të vegjël.
Ju bëftë mirë!
Faleminderit që na mbështesni dhe provoni recetat tona. Jeni të mirëpritur të lini një koment apo pyetje lidhur me recetën. Ne vlerësojmë opinion tuaj.
Mos harroni të na ndiqni në faqet tona pranë rrjeteve sociale Facebook dhe Instagram për të mësuar recetat tona më të fundit.