Pispili-Pispili e Shpejtë Në Tigan

Pispili është një recetë e traditës shqiptare dhe ne e gatuajmë në disa mënyra duke përdorur perime të ndryshme jeshile sipas stinës. Ashtu si edhe Pispilia me miell misri, Pispilia me presh, apo edhe polenta me spinaq, edhe kjo është një recetë shumë e shijshme, e ngjashme me një tartë apo quiche të kripur, por që e gatuajmë shumë më shpejt, në pak minuta në tigan.

Receta është shumë e shijshme, dhe ju mund të eksperimentoni duke përdorur djathrat që ju pëlqejnë apo dhe perimet jeshile të preferuara. Unë e gatova këtë recetë me spinaq dhe djath të bardhë dhie dhe kaçkavall të traditës sonë, por ju mund ta gatuani duke përdorur edhe djath chedar, parmigian, mozarella, etj.

Mund ta shërbeni si një antipastë të shijshme, apo edhe si snak për fëmijët. Për gatimin e saj nevojitet një tigan dysh, që e bën më të lehtë kthimin dhe pjekjen, por ju mund të përdorni edhe një tigan me kapak dhe me ndihmën e nje pjatë do e kthejmë në anën tjetër pispilinë për ta gatuar sërish në të njëjtin tigan.

PërbërësitPispili-Family Cooking Recipes

  • 2 vezë
  • 250 ml qumësht
  • 2-3 lugë vaj ulliri
  • 240 g miell
  • 1 pako fryrës
  • 1 lugë çaji kripë
  • 300 g spinaq të blashëruar më parë
  • 1 karrotë të grirë në rende
  • 80 g djath dhie i bardhë
  • 2-3 lugë djath i grirë Parmigiano
  • 50 g djath i grirë kaçkavall
  • 1 lugë gjalp

Përgatitja

  1. Në një tas do të rrahim vezët me qumështin sa të krijohet një masë e lëngëshme.  Do të shtojmë kripën, dhe miellin e përzierë me fryrësin. Do të përziejmë sërish dhe do të krijohet një brumë i hollë, i ngjashëm me brumin e krepave, por pak më i trashë.Pispili-Family Cooking Recipes
  2. Do të shtojmë spinaqin e prerë imët. Unë zgjedh ta blashëroj spinaqin për 2-3 minuta më parë, e kulloj mirë dhe e pres imët. Ju mund të përdorni edhe spinaq të freskët, të larë mirë, tharë, dhe grirë imët.Pispili-Family Cooking Recipes
  3. Shtojmë karrotën e grirë me renden, dhe djathin e bardhë të thërrmuar me dorë. Do të shtojmë dhe djathin parmigiano dhe një pjesë të djathit kaçkavall. E përziejmë masën mirë.
  4. Në tiganin që nuk ngjit ku do të hedhim masën të piqet, do të shtojmë pak gjalp sa të lyejmë tiganin, e lëmë të ngrohet dhe hedhim përzierjen. Do të shtojmë në sipërfaqe pjesën tjetër të djathit të grirë. Vendosim kapakun dhe do e lëmë të gatuhet në zjarr të mesëm në të ulët më kapak mbuluar për 5 minuta.Pispili-Family Cooking Recipes
  5. Shikojmë më një spatul silikoni anët dhe nëse ato kanë filluar të shkëputen e kontrollojmë dhe nëse ka filluar të marri ngjyrë të artë do e kthejmë pispilinë.Pispili-Family Cooking Recipes
  6. Nëse keni tigan dysh, do e lyejmë pjesën tjetër të tiganit me pak gjalp më parë dhe e kthejmë pispilinë. Në të kundërt, do të përdorim një pjatë që të kthejmë pispilinë, do e lyejmë sërish tiganin me gjalp dhe vendosim pispilinë në anën tjetër duke e lënë sërish me kapak mbuluar edhe për 5-6 minuta sa të piqet edhe ana tjetër.Pispili-Family Cooking Recipes
  7. Sapo pispilia është gati e vendosim në një pjatë dhe e lëmë të ftohet pak, dhe më pas e presim në copa dhe e shërbejmë të ngrohtë. Mund ta konsumojmë edhe në temperaturë ambienti.Pispili-Family Cooking Recipes

 

Ju bëftë mirë!

Faleminderit që na ndiqni dhe provoni recetat tona. Jeni të mirëpritur të lini komentet apo pyetjet tuaja lidhur me recetën. Ne vlerësojmë opinionin tuaj.

Na ndiqni në Facebook dhe Instagram për të mësuar recetat tona më të fundit.

Leave a Comment