Pasta Frolla është një brumë i bërë në gjalpë, vezë dhe miell, dhe ju mund të gatuani me të receta të shijshme të ëmbla dhe të kripura.
Ne duam të ndajmë me ju sot recetën tonë më të mirë të Pasta Frolla të ëmbël. Në këtë artikull, ju do të mësoni të gjitha udhëzimet se si ta përgatisni atë, dhe në Blog-un tonë, do të gjeni receta të ndryshme të tortave dhe krostatave të përgatitura me Pasta Frolla.
Custard And Fruit Tart Recipe-Tarta Me Fruta Dhe Krem Pastiçerie
Përbërësit për një tavë me diametër 24 cm
- 200 g miell 00
- 100 g gjalpë pa kripë i prerë në copa nga frigoriferi
- 100 g sheqer
- 1 vezë
- pak kripë
- 5 g fryrës për ëmbëlsirat
- Lëkurë të grirë limoni organik
Përgatitja
- Në një tas, shtoni vezën dhe sheqerin dhe përziejeni mirë derisa të shkrihet sheqeri me një rrahës vezësh elektrik dore.
- Shtoni gjalpin e pakripur nga frigoriferi i prerë në kubikë dhe përziejeni atë me delikatesë. Shtoni lëkurën e limonit të grirë me rende.
- Shtoni miellin e situr të përzierë me fryrësin dhe përziejeni mirë për të bërë brumin. Nuk është e nevojshme të përzieni dhe gatuani brumin shumë, sepse gjalpi mund të shkrihet dhe ta bëjë brumin të ngjitet.
- Mbështilleni brumin me një qese plastike dhe lëreni të pushojë në frigorifer për një orë, ose më gjatë, nëse preferoni ta përdorni të nesërmen. Ju mund të përgatisni receta të ndryshme të ëmbla me të.
Ju Bëftë Mirë!
Këshilla
Ju mund ta ruani brumin Frolla në ngrirje për një kohë më të gjatë.
Nëse ju pëlqen ose keni nevojë për më shumë sasi brumi Frolla, atëherë mund të dyfishoni masat e përbërësve.
Faleminderit që zgjodhët një recete tjetër nga Blogu ynë.
Na ndiqni në Facebook dhe Instagram për të mësuar recetat tona më të fundit.
Irinda