Beef Mushrooms Recipe-Fileto Viçi Me Kërpudha

Recetat me kërpudha janë shumë të dashura për të gjithë sidomos në stinë të ftohtë duke i gatuar në shumë mënyra dhe në çdo vakt. Kjo recetë e Fileto Viçi Me Kërpudha është një pjatë kryesore shumë e shijshme për tu shijuar për një drekë apo darkë në familje. Kjo pjatë konsumohet e ngrohtë dhe është një gatim i shpejtë në tigan. Koha e gatimit të filetos dhe kërpudhave nuk është shumë e gjatë, ndaj në pak minuta ju do kënaqni familjarët tuaj me këtë recetë të shijshme.

Ju mund të lexoni edhe receta të tjera me kërpudha nga Blogu ynë.

Përbërësit

  • 1 fileto viçi 600 g ose më shumë
  • 500 g kërpudha
  • 1 gotë verë e bardhë
  • 1 thelp hudhër
  • Rozmarinë e freskët
  • Kripë e piper
  • Pak gjalp

Përgatitja

  1. Presim fileton e viçit në copa me trashësi 2-3 cm.
  2. Presim edhe kërpudhat në feta mesatare, jo shumë të holla. Beef Mushrooms Recipe-Family Cooking Recipes
  3. Në fillim do të nisim punën me kërpudhat. Në një tigan do të shtojmë pak vaj ulliri dhe një thelp hudhër dhe do ti gatuajmë kërpudhat për disa minuta.
  4. I heqim kërpudhat dhe po te ai tigan do të shtojmë përsëri pak vaj ulliri, 1 thelp hudhër dhe një degë rozmarinë.
  5. Sapo të nxehet tigani do të vendosim filetot e viçit, i marinojmë me kripë e piper të bluar në moment dhe i lëmë nga 2-3 minuta për çdo anë.
  6. Do i shuajmë me verë të bardhë dhe e lëmë të avullojë pjesa alkolike në temperaturë të lartë.Beef Mushrooms Recipe-Family Cooking Recipes
  7. Shtojmë edhe kërpudhat dhe i gatuajmë së bashku me filetot edhe për një minutë.
  8. E heqim mishin dhe kërpudhat veç.
  9. Në fundin e tiganit ku gatuam mishin dhe kërpudhat do të shtojmë pak ujë dhe pak gjalp dhe e vendosim në zjarr sa të na krijohet një salcë, të cilën e provojmë për kripë e piper.Beef Mushrooms Recipe-Family Cooking Recipes
  10. Servirim mishin të ngrohtë të shoqëruar me kërpudha, salcën e vetë dhe një degë rozmatinë të freskët. Konsumojeni të ngrohtë të shoqëruar me një gotë verë të kuqe.

Ju bëftë mirë!

Faleminderit që na ndiqni dhe mbështesni duke provuar dhe shijuar recetat tona si dhe duke komentuar apo pyetur mbi to.

Na ndiqni në Facebook dhe Instagram për të mësuar recetat tona më të fundit.

Leave a Comment