Zucchini Couscous Salad-KusKus Me Kunguj Dhe Kallamarë

KusKus Me Kunguj Dhe Kallamarë është një sallatë e ftohtë verore, plot shije dhe ngjyra.
Kjo mund të serviret si një pjatë unike për një vakt të lehtë.
Receta ofron shije delicate dhe një kombinim mëse të shijshëm të kallamarëve me kungulleshkat, domaten dhe djathin e bardhë.
Përgatitja është e thjeshtë dhe receta është gati në pak minuta. Kjo është një nga ato receta për një vakt të shëndetshëm edhe kur nuk keni kohë për të gatuar.

Ju mund të provoni edhe Sallatë esdhetare Me Kuskus.

Përbërësit

  • 200 g kus kus
  • 300 g kallamarë të pastruar
  • 2 kunguj të vegjël
  • 1 domate
  • 1 copë djath i bardhë
  • Kripë e piper i zi
  • Majdanoz
  • Vaj ulliri
  • Lëng limoni
  • Hudhër dhe spec djegës (fakultative)

Përgatitja

  1. Në fillim do të gatuajmë kuskusin. Në një tenxhere do të ziejmë 200 ml ujë dhe pak kripë.
  2. Sapo uji të vlojë hedhim një lugë vaj ulliri dhe kuskusin. E mbulojmë me kapak dhe e lëmë të pushojë 5 minuta. Pas kësaj do ta shkrifërojmë me anë të një piruni dhe e kemi gati.
  3. Presim kungujt në feta të holla dhe i kavërdisim në një tigan që nuk ngjit me pak vaj ulliri.
  4. Shtojmë pak kripë dhe i gatuajmë për 2-3 minuta sa të marrin një skuqje të lehtë dhe të ruajnë ngjyrën e tyre. Duhet të jenë krokant. I heqim kungujt nga zjarri.Zucchini Couscous Salad-Family Cooking Recipes
  5. Pastrojmë kallamarët dhe i presim në copa.
  6. Në një tigan, do të shtojmë pak vaj ulliri, një thelp hudhër dhe kallamarët e prerë.Zucchini Couscous Salad-Family Cooking Recipes
  7. I gatuajmë për 5 minuta dhe do të jenë gati. Do të shihni që në pak minuta e kanë tharë lëngun që lëshuan në tigan. I shtojmë kripë e piper të zi.
  8. Do të presim dhe domaten në kubik, djathin dhe majdanozin e freskët.Zucchini Couscous Salad-Family Cooking Recipes
  9. Hedhim kus kusin në një tas qelqi dhe shtojmë aty të gjithë përbërësit e tjerë.
  10. Përgatisim vec, vaj ulliri dhe lëng limoni dhe i përziejmë mirë. Do të shtojme aty edhe hudhër të shtypur dhe spec djegës nëse dëshironi.Zucchini Couscous Salad-Family Cooking Recipes
  11. Me këtë përzierje do të marinojmë sallatën tonë.
  12. E përziejmë mirë dhe e servirim pasi e kemi lënë në frigorifer të pushojë për 20 minuta. Kjo sallatë do ju shijojë shumë.

Ju bëftë mirë!Zucchini Couscous Salad-Family Cooking Recipes

Faleminderit që na mbështesni dhe provoni recetat tona. Jeni të mirëpritur të lini një koment apo pyetje lidhur me recetën apo Blogun tonë. Ne vlerësojmë opinionin tuaj dhe përmirësohemi falë jush.
Mos harroni të na ndiqni në faqet tona pranë rrjeteve sociale Facebook dhe Instagram për të mësuar recetat tona më të fundit.

Leave a Comment