Zucchini And Shrimp Pasta-Paccheri Me Kungull Dhe Karkaleca

Paccheri Me Kungull Dhe Karkaleca Të Vegjël është një pjatë e parë verore shumë e shijshme. Paccheri është një lloj makarone cilindrike, e gjerë dhe në këtë recetë e gjen më së miri veten.
Gjithashtu, karkalecat e vegjël vërtet kërkojnë pak më tepër kohë në të pastruar, por ju siguroj se i japin shumë shije deti pjatës. Mbani në mend që mund të përdorni cdo lloj karkaleci, mjafton të jenë të freskët.
Përdorni kungulleshka të freskëta dhe domate të pjekura mirë për një recetë që do e pëlqejnë të gjithë.

Ju mund të provoni edhe Linguine Me Karkaleca dhe Krem kungulli, apo Linguine Me Karkaleca dhe Pana.

Përbërësit

  • 400 g Makarona Paccheri
  • 300 g karkaleca
  • 2 kunguj
  • 3 domate të kuqe ose salcë domatesh
  • Kripë e piper
  • Vaj ulliri
  • Hudhër
  • Majdanoz i freskët

Përgatitja

  1. Do të pastrojmë karkalecat nga koraca, koka e tyre dhe nga fija intestinale. Do të ndihmohemi me nje kunjë dhëmbësh meqë janë të vegjël. Edhe kungujt i presim në kuba të vegjël.
  2. Në një tigan do të shtojmë vaj ulliri dhe hudhër të grirë. Për dy minuta, e lëmë të ngrohet vaji dhe të marri aromë.
  3. Vijojmë gatimin, duke shtuar kungullin e grirë dhe i gatuajmë sa të zbuten pak.
  4. Hapi tjetër, shtojmë karkalecat e pastruar dhe i gatuajmë bashkë për disa minuta sa të shohim që e kanë tharë lëngun e tyre. Aty do të shtojmë salcën e domateve.
  5. Nëse do të përdorni domate të freskët atëherë më mirë është që ta gatuajmë veç salcën e domates, sepse po ta gatuajmë bashkë me karkalecat ata do të forcohen nga gatimi i tepërt. Nëse është ky rasti, atëherë mund ti hiqni karkalecat nga tigani, shtojmë domaten e pastruar nga lëkura dhe farat dhe e gatuajmë disa minuta sa të kthehet në salcë.
  6. Në vijim, shtojmë sërish karkalecat dhe i lëmë të gatuhen për disa minuta që të marrin shije.
  7. Shijojmë salcën e makaronave me kripë, piper të zi dhe erëza të freskëta.
  8. Ndërkohë, do të ziejme pastat në ujë të vluar me kripë dhe pak vaj ulliri. Duhet ti përzieni në fillim që të mos ngjiten. Ziejini sipas udhëzimit të paketimit.
  9. Sapo makaronat janë gati, i kullojmë dhe i shtojmë te salca. I përziejmë për një minutë dhe shtojmë edhe pak nga uji i zierjes që salca të jetë kremoze.Zucchini And Shrimp Pasta-Family Cooking Recipes
  10. Në fund, Pak majdanoz të freskët dhe i servirim menjëherë.

Ju bëftë mirë!Zucchini And Shrimp Pasta-Family Cooking Recipes

Faleminderit që na mbështesni dhe provoni recetat tona. Jeni të mirëpritur të lini një koment apo pyetje lidhur me recetën apo Blogun tonë. Ne vlerësojmë opinionin tuaj dhe përmirësohemi falë jush.
Mos harroni të na ndiqni në faqet tona pranë rrjeteve sociale Facebook dhe Instagram për të mësuar recetat tona më të fundit.

Leave a Comment