Yogurt Sauce Recipe-Xaxiq

Xaxiq është një nga salcat më tipike për të shoqëruar recetat me bazë mishi, perimesh dhe brumërash në çdo stinë. Kjo është një salcë shumë e përdorur në kuzhinën tonë.

Përbërësit janë të thjeshtë dhe kombinimi i tyre në këtë recetë rezulton shumë i shijshmëm duke i dhënë kësaj salce një shije të veçantë.

Përgatitja e saj është shumë e thjeshtë. Për një shije sa më delicate duhet të zgjedhim përbërës të freskët. Unë preferoj që edhe salcën e kosit ta bëj vetë duke kulluar kosin një natë përpara për ti hequr ujin e tepërt. Në këtë mënyrë përftojmë një salcë kosi në trashësinë e duhur për të arritur një xaxiq shumë të shijshëm.
Ju mund të zgjidhni ta blini salcën e kosit gati, por nëse e zini vetë kosin në shtëpi, ju rekomandoj ta përgatisni edhe salcën e kosit vetë.

Ju mund të provoni edhe recetat të tjera me kos nga Blogu ynë, si Tortë me Krem Kosi.

Përbërësit

  • Kos i kulluar (salcë kosi, kos grek)
  • Kastravec
  • Kopër
  • Vaj ulliri
  • Kripë
  • Hudhër

Përgatitja

  1. Si fillim një natë përpara do të kullojmë kosin që na ka tepruar për të përgatitur salcën e kosit, e cila është edhe baza e përgatitjes së xaxiqit.
  2. Përdorni një kullesë të imët dhe një napë të pastër të cilën e përdorni në kuzhinë. Në këtë mënyrë do të kemi në mëngjes salcën e kosit që na duhet.Yogurt Sauce Recipe-Family Cooking Recipes
  3. Kur të kemi gati salcën e kosit, do të vijojmë me përgatitjen e përbërësve të tjerë. E pastrojmë hudhrën dhe do ta grijmë hollë ose shtypim me një shtypëse hudhre. Yogurt Sauce Recipe-Family Cooking Recipes
  4. Do ta vendosim në një tas të vogël dhe do ta mbulojmë me vaj ulliri. Vaji do të marri shijen e hudhrës dhe me të do të marinojmë salcën e kosit. Kjo bëhet që shija e hudhrës të ketë lezet dhe të mos mbizotërojë, sepse shumë persona nuk e pëlqejnë shijen e hudhrës. Nëse nuk doni ta përdorni fare hudhrën, edhe mund ta shmangni këtë hap të gatimit.
  5. Grijmë kastravezin me renden dhe e kullojmë edhe atë nga uji i tepërt.
  6. Do të vendosim në një tas salcën e kosit, kastravecin e grirë me renden, vajin e aromatizuar, kripë dhe kopër të grirë hollë.
  7. I përziejmë mirë dhe e lëmë të marri shije. Mund ta ruani në frigorifer për disa ditë në një tas të mbyllur, ose e shërbeni menjëherë për të shoqëruar pjatat tuaja.

Ju bëftë mirë!Yogurt Sauce Recipe-Family Cooking Recipes

 

Faleminderit që na mbështesni dhe provoni recetat tona ditore. Jeni të mirëpritur të lini një koment apo pyetje lidhur me recetën apo Blogun tonë. Në vlerësojmë opinion tuaj dhe përmirësohemi falë jush.

Mos harroni të na ndiqni në faqet tona pranë rrjeteve sociale Facebook dhe Instagram për të mësuar recetat tona më të fundit.

Leave a Comment