Kjo Tortë Me Krem Kosi është një nga recetat trend të kohëve të fundit, një zëvendësuese shumë e shijshme e Tortës Së Gjyshes, po gjithashtu edhe me e lehtë në shije, duke qenë se kremi i mbushjes përgatitet me Kos dhe jo me qumësht. Përgatitja është shumë e thjeshtë dhe një nga mënyrat më të këndëshme për të përgatitur një tortë të ëmbël. Një ide për ta përgatitur për në fundjavë, apo dhe përditshmëri për të ëmbëlsuar mëngjeset apo vaktet tuaja.
Përbërësit
Për brumin
- 200 g miell
- 2 të verdha vezësh (të bardhat i mbajmë për kremin)
- 75 g gjalp
- 70 g sheqer
- Lëkura e një limoni organik
- 1 lugë çaji fryrës për ëmbëlsira
Për kremin e kosit
- 2 të vardhat e vezëve
- 400 g kos i bardhë
- Vanilje
- 80 g sheqer
- 3 lugë gjelle miell
- Sheqer pluhur për dekor
Përgatitja
- Do të përgatisim brumin duke përzierë në një tas qelqi apo porcelani të verdhat e vezëve me sheqerin dhe i trazojme me një tel vezësh sa të bëhet një masë kremoze.
- Do të shtojmë gjalpin e shtrirë të ftohtë dhe e trazojmë sërish sa tretet sheqeri dhe masa lidhet mirë.
- Shtojmë lëkurën e limonit dhe më pas miellin dhe në fund fryrësin. Do përgatisim një brumë të butë, të cilin nuk e punojmë shumë.
- Do e ndajmë në dy pjesë, e mbështjellim me qese dhe e vendosim në frigorifer të pushojë 30 minuta.
- Ndërkohë rrahim të bardhat e vezëve marengë me një rrahësë elektrike, do të shtojmë kosin e bardhë, përziejmë sërish, shtojmë sheqerin, vaniljen dhe në fund miellin.
- Trazojmë sa të krijohet një krem homogjen. E lëmë mënjanë.
- Do të përgatisim tavën ku do pjekin ëmbëlsirën. E lyejme me gjalp dhe pudrosim me miell dhe e lëmë mënjanë.
- Do të marrim ½ e brumit dhe me duar do e hapim në formë pete në fund të tavës.
- Do të shtojmë kremin e kosit dhe e nivelojmë mirë.
- Do grijmë më një renden pjesën tjetër të brumit nga pjesa e trashë e rendenit në sipërfaqe të tavës. Për lehtësi mund ta grini edhe veçmas në një pjatë dhe e sistemojmë me kujdes në krye të tavës. Kjo shtrerë gjatë pjekjes do të jetë peta e dytë ë tortës sonë.
- Do e pjekim tortën në furrë të nxehur më parë në 180 gradë për 30-35 minuta.
- E nxjerrim nga furra, e heqim nga tava, dhe e pudrosim me sheqer pluhur. Do ta lëmë të ftohet dhe e presim në feta për ta servirur sipas dëshirës.
Ju bëftë mirë!
Në Përmbyllje
Faleminderit që na ndiqni dhe provoni recetat tona. Faleminderit për mbështetjen, komentet dhe pyetjet tuaja. Ne vlerësojmë opinionin tuaj.
Na ndiqni në Facebook dhe Instagram për të mësuar recetat tona më të fundit.