Yogurt, Banana, And Cranberry Bread-Kek Me Banane & Boronice

Kek me Banane, Kos, dhe Boronicë e kuqe është një ëmbëlsirë shumë e shijshme për mëngjes. Mbi të gjitha përgatitet lehtë me përbërës që gjithmonë na ndodhen në kuzhinë. Gjithashtu boronica e kuqe kombinon më së miri në këtë recetë duke balancuar aromat dhe ëmbëlsinë e bananes. Ju mund ta gatuani edhe me fruta të tjera të thata si rrush të thatë, apo kajsi, apo të shtoni copa cokollate në mungesë të boronicës.

Përbërësit

  • 2 vezë
  • 100 g sheqer
  • 100 ml vaj
  • 125 ml Kos i bardhë
  • 1 pako sheqer vanillje
  • 1 lugë çaji aromë rumi
  • 250 g miell
  • 12 g fryrës për ëmbëlsira
  • 1 banane e madhe e pjekur
  • 100 g boronica të kuqe të thata

Përgatitja

  1. Në një tas të thellë qelqi do rrahim vezët të cilat i kemi në temperaturë ambienti me sheqerin me ndihmën e një përzierësi elektrik deri sa të fryhen dhe bëhen shkumë.
  2. Do të vijojmë përzierjen duke shtuar vajin në fije dhe kosin. Përziejmë sa të përftojmë një masë homogjene.
  3. Shtojmë miellin e situr të përzierë me fryrësin për ëmbëlsira.
    Vijojmë përzierjen duke shtuar bananen pure, të cilën e kemi fruluar ose shtypur me një pirun.
  4. Shtojmë edhe boronicat e thata dhe trazojmë mirë.
  5. Brumin e hedhim në një tavë keku të lyer me gjalp dhe pudrosur me miell. Yogurt, Banana, And Cranberry Bread-Family Cooking Recipes
  6. Do e pjekim në furrë të nxehur më parë në 180 gradë për 35-40 minuta. Bëjmë provën me kunj dhëmbësh.Yogurt, Banana, And Cranberry Bread-Family Cooking Recipes
  7. E heqim kekun nga furra, e lëmë të ftohet dhe e pudrosim me sheqer pluhur.Yogurt, Banana, And Cranberry Bread-Family Cooking Recipes

Ju bëftë mirë!Yogurt, Banana, And Cranberry Bread-Family Cooking Recipes

Në Përmbyllje

Faleminderit që na mbështesni dhe provoni recetat tona. Jeni të mirëpritur të lini një koment apo pyetje lidhur me recetën apo Blogun tonë. Ne vlerësojmë opinionin tuaj dhe përmirësohemi falë jush.

Mos harroni të na ndiqni në faqet tona pranë rrjeteve sociale Facebook dhe Instagram për të mësuar recetat tona më të fundit.

“As an Amazon Associate, I earn from qualifying purchases. Full disclosure.

Leave a Comment